Shtohen mbështetësit e Blushit brenda PS-së. Mejdani, Legisi, Dade, Hafizi, Kopliku, Kalo, Hakrama dhe Ago letër komisionit

Publikuar tek: politike, më 14:37 20-02-2016 Shtohen mbështetësit e Blushit brenda PS-së. Mejdani, Legisi, Dade, Hafizi, Kopliku, Kalo, Hakrama dhe Ago letër komisionit

Figura të larta në Partinë Socialiste i janë drejtuar sot Komisionit të Garancive Statutore në partinë e tyre me një letër, ku kërkojnë respektimin e statutit dhe zgjedhje të reja. Bashkë me ta ka firmosur edhe Ben Blushi, sfidanti i Ramës për kreun e PS-së.

Duket se zërave të Arta Dades dhe Mimoza Hafizit për të mbështetur Blushin i janë shtuar edhe të tjerë figura.

Letra është firmosur nga Arta Dade, Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, Ndre Legisi, Rexhep Mejdani, Tritan Kalo, Suzana Hakrama dhe Petrit Ago.

Deri më tani Blushi ka siguruar mbështetjen publike të 3 deputetëve: Dade, Hafizi dhe Kopliku.

“Kryesia e partisë nuk është mbledhur që prej vitit 2013’’, thonë socialistët.

Ata i kërkojnë komisionit  për interpretimin e shkeljeve të statutit.

“Kongresi ka për detyrë të administrojë kandidaturat, Kongresi nuk mund të vendosë për zgjedhjet. Kongresi duhet të caktojë datën për zgjedhjet. Zgjedhjet për kryetarin duhet të jenë me parimin Një anëtar, një votë. Të zbatohet neni 32 i Partisë Socialiste’’, kërkojnë nën letër socialistët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I riu nga Pogradeci i thotë se është jurist, Rama: "S’mund të na mungonte një këtu". I tregon dhe një histori
Joleza Koka: Lexojeni ju lutem këtë thirrje të Boikenit »
Article Logic
Execution time: 0.029891014099121
array(1) { ["section"]=> string(122) "shtohen-mbeshtetesit-e-blushit-brenda-ps-se-mejdani-legisi-dade-hafizi-kopliku-kalo-hakrama-dhe-ago-leter-komisionit-33097" }