Shtohen zërat kundër në PS-Shkodër/ Kreu i Bërdicës: Rama i pabesë, nuk meriton vota

Publikuar tek: politike, më 18:22 26-02-2015 Shtohen zërat kundër në PS-Shkodër/ Kreu i Bërdicës: Rama i pabesë, nuk meriton vota

Pas revoltimit të deputetit Tom Doshi ndaj kryeministrit Edi Rama, një tjetër figurë politike e Qarkut të Shkodrës ka dal kundër qeverisë.

Kreu i Komunës së Bërdicës në Shkodër, Besnik Brahimi është shprehur se nuk e mbështet më qeverinë e Ramës. Sipas tij, kryeministri nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për këtë komunë, duke e quajtur atë të pabesë dhe mashtrues.

Brahimi ka thënë se Rama dhe qeveria e tij nuk meritojnë asnjë votë nga qytetarët.

Dita e sotme është karakterizuar me tension të madh brenda radhëve të Partisë Socialiste. Deputeti i Shkodrës, Doshi i ka shpallur “luftë” qeverisë së Ramës, duke theksuar se në këtë përballje ai që do të dali i humbur është kryeministri Rama.

Në qarkun e Shkodrës por jo vetëm, besohet se do të ketë figura të tjera brenda PS-së që do të dalin kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe në Kuvend: Sali Berisha, një kriminel ordiner
Kërcënimi i Shullazit ndaj Bashës/Tahiri: Kam kërkuar zbardhjen e shpejtë të ngjarjes »
Article Logic
Execution time: 0.012439012527466
array(1) { ["section"]=> string(86) "shtohen-zerat-kunder-ne-ps-shkoder-kreu-i-berdices-rama-i-pabese-nuk-meriton-vota-4522" }