Shtrëngojnë duart dhe ulen bashkë në panelin e Tiranës Vuçiç dhe Mustafa, Rama: Mos lodhemi nga pritja për në BE, Vuçiç: Në Serbi i ka rënë popullariteti

Publikuar tek: politike, më 09:02 28-05-2015 Shtrëngojnë duart dhe ulen bashkë në panelin e Tiranës Vuçiç dhe Mustafa, Rama: Mos lodhemi nga pritja për në BE, Vuçiç: Në Serbi i ka rënë popullariteti Aleksandër Vuçiç duke takuar Isa Mustafën

Kanë shtrënguar duart dhe janë ulur bashkë, përkundër gjithë thashethemnajës se Vuçiçi do të refuzonte, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë.  Mustafa ka qenë në pritje të reagimit që mund të kishte Vuçiçi ndaj tij, por menjëherë sa e ka parë Vuçiçi i ka dhënë dorën Mustafës duke buzëqeshur, para nisjes së forumit.

Isa Mustafa më pas është në një panel me Aleksandër Vuçiçin. Ata ndahen prej kryeministrit të Kroacisë, Zoran Milanoviç. Në një situatë aspak të tensionuar, Vuçiçi i është drejtuar kryeministrit shqiptar në emër, duke bërë edhe shaka për kohën që tejkaloi Rama. Kryeministri shqiptar u shpreh se nuk duhet të na lodhë pritja për në BE, por Vuçiçi theksoi se popullariteti i pritjes për në BE ka rënë në Serbi. Kurse kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se konfliktet do t’i shndërrojnë në ura bashkëpunimi, duke zgjidhur edhe problemet me Serbinë.

 “Të gjithë njerëzit në rajon lidhen me një ëndërr dhe perspektivë të përbashkët që është Evropa. Evropa duhet ta kuptojë që nëse brenda BE-së ka një lodhje për zgjerim këtu duhet të përballojmë lodhjen nga durimi. Le të mos e lëmë lodhjen nga durimi të na pengojë për të ardhmen”, tha Rama.

Kurse Vuçiçi deklaroi se në Serbi ka rënë popullariteti i pritjes për antarësim në BE.

“Në vendin tonë ka rënë pak popullariteti i pritjes për në BE. Kemi mbi 20 milion dhe duhet të kemi më shumë besim te vetvetja dhe së bashku të dalim para institucioneve të BE-së të kërkojmë atë që duhet dhe nëse nuk marrim mbështetje nga BE-ja që shpresoj ta marrim, të përpiqemi të bëjmë maksimumin vetë. Jemi lodhur duke pritur. Duhet të kujdesemi për veten,  duhet të kemi besim të vetvetja të qëndrojmë bashkë dhe së bashku të dalim para institucioneve të BE-së. I kam propozuar Edit dhe Milos të firmosim bashkarisht disa projekte të përbashkëta dhe të shkojmë në Bruksel dhe t’u kërkojmë projektet dhe nese nuk e marrim këtë do ta financojmë ne vetë si Serbi. Nuk është e lehtë do ishte më lehtë të financoheshim nga Brukseli por per ne është e rëndësishme të lidhim vendet tona. Bashkarisht mund të kalojmë në tregje të treta, mund të ofrojmë produktet tona”, tha Vuçiç.

Kurse kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se konfliktet do t’i shndërrojnë në ura bashkëpunimi, duke zgjidhur edhe problemet me Serbinë.

“Falenderoj Ramën për një mundësi të tillë të gjendemi në Tiranë në një forum shumë të  rëndësishëm. Është e rëndësishme të bashkëpunojmë të ndërtojmë paqe dhe stabilitet në këtë pjesë të Europës përmes bashkëpunimit, të krijojmë kushte që njerëzimi të ketë kushte më të mira . Jemi në një fazë ku konfliktet do t’i shndërrojmë në ura bashkëpunimi dhe të gjithë së bashku të gjendemi në familjen e BE-së . Ky është synimi ynë si Kosovë. Natyrisht ne të gjitha si vende kemi specifikat tona, që kanë të bëjnë me mungesën e infrastrukturës në tregun ekonomik . Kemi nevojë për mbështetje që t’i kapërcejmë këto sfida. Deri më tani kemi punuar disa projekte të përbashkëta me Shqipërinë, për autostradën me të cilën dëshirojmë të lidhemi dhe me Serbinë që të kemi bashkëpunim ekonomik dhe midis institucioneve . Po punojmë edhe për lidhjen me Maqedoninë. Brenda tre viteve do të lidhemi me Maqedoninë me një autostradë të re, shpresojmë të gjejmë mirëkuptim nga pala maqedonase. Po punojmë për ndërtimin e hekurudhës me Maqedoninë dhe Serbinë.  Ambicia e Kosovës është bashkimi në BE, ndaj  jemi të hapur për investitorët dhe bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe zgjidhjen e problemeve me Serbinë përmes dialogut.”, tha Mustafa.

ediramaaleksandervucicisamustafaforumtirane

 

Në panel Isa Mustafa me Aleksandër Vuçiç

Kurse kryeministri i Malit të Zi Gjukanoviç tha se procesi mes Prishtinës dhe Malit të Zi është në rrugë të mbarë falë vizionit të Vuçiçit dhe Mustafës.

Gjukanoviç “Na është dashur shumë kohë që të merret një hap i parë midis Beogradit dhe Prishtinës dhe falë vizionit të kryeministrave procesi është në rrugë të mbarë .Është e rëndësishme që kjo dinamikë pozitive të ruhet në të ardhmen . Nuk jemi të kënaqur si funksionon Bosnja aktualisht , duhet të ndërtohet një frymë më konstruktive , për ta bërë një vend integral në procesin e integrimit. Duhet t’i vijmë në ndihmë Maqedonisë për të kapërcyer problemet . Pa i zgjidhur këto probleme që kërkojë, do të vazhdojmë të jemi vunerabël.Ky problem i ka rrënjët thellë , destabiliteti në rajon është krijuar edhe nga mungesa e zhvillimit. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa stabilitet dhe ne duhet të kemi më shumë stabilitet dhe t’i heqim rrënjët e kësaj situate dhe për këtë arsye  kjo asistencë duhet të kalojë përtej deklaratave të BE-së . Procesi i Berlinit po i vjen në ndihmë kësaj situate . Më vjen mirë që prej konferencës së Berilinitr në gusht ka pasur një politikë më intensive.Ekonomia globale është ende e brishtë , 2.6 % në rritje , 1.9 % në Eurozonë kjo nuk mund të konsiderohet rritje se dhe vendet e rajonit u rritën me të njëjtat hapa. Është  shqetësuese, ne duhet t’i shtojmë hapat.Nëse vijon të jetë i njëjti trend ne do të mbetemi pas. Nuk jemi tolerant sa duhet.

Në Forumin e Ekonomik të Vjenës janë të pranishëm kryeministrat e 7 vendeve të rajonit: Shqipërisë Edi Rama, Kosovës Isa Mustafa, Serbisë Aleksandër Vuçiç, Kroacisë Zoran Milanoviç, Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdic, Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe Malit të Zi Milo Gjukanoviç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Serbët i mrekullohen Tiranës, me superlative në Instagram. Vuçiç intervistë nga sheshi “Skënderbej”
Braçe-grekëve: Ne s'jemi si Berisha, nuk e negociojmë interesin kombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.0043041706085205
array(1) { ["section"]=> string(155) "shtrengojne-duart-dhe-ulen-bashke-ne-panelin-e-tiranes-vucic-dhe-mustafa-rama-mos-lodhemi-nga-pritja-per-ne-be-vucic-ne-serbi-i-ka-rene-popullariteti-12138" }