Shtyhet derbi Tirana – Partizani për shkak të protestës së PD

Publikuar tek: sport, më 23:23 09-03-2015 Shtyhet derbi Tirana – Partizani për shkak të protestës së PD Nje nga ndeshjet mes Tiranes e Partizanit

Të enjten në orën 12.00 Partia Demokratike ka planifikuar protestën kundër kriminalizimit të kuvendit dhe videos më të fundit të Tom Doshit. Por, po të enjten, në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 17.00 pritej të luhej derbi I shumëpritur nga të gjithë Tirana – Partizani.

Duket se politika sërisht nuk do ta lejojë zhvillimin normal të një aktiviteti sportiv që pritet nga gjithë shqiptarët, ashtu sikurse në fakt dominon jetën e tyre në shtëpi nëpërmjet TV-ve nga mëngjesi deri në darkë.

Burime të newsbomb.al mësuan se policia e ka të pamundur të përballojë dy aktivitete të përmasave të tilla, për shkak të elementëve të sigurisë. Edhe pse protesta është njoftuar në orën 12 në mesditë, forcat e policisë sipas protokollit zyrtar të aktiviteteve të tilla, vendosen në pozicionet e tyre tre orë përpara.

Por e njëjta gjë thuhet edhe për ndeshjen. Forcat e policisë duhet të jenë në stadium tre orë para ndeshjes, që do të thotë në orën 14.00. Nuk dihet nëse në këtë orë opozita do ti ketë dhënë fund protestës së saj. Por ajo që dihet me siguri, është se policia kërkon që të marrë masa për të gjithë opsionet e rendit dhe sigurisë në vend.

Të paktën deri në mesnatën e të hënës, të gjithë po flisnin se derbi Tirana – Partizani nuk do të luhet të enjtën në Qemal Stafa. Tani, do të jetë federate Shqiptare e Futbollit që do të vendosë se kur do të luhet derbi. Derbi I parë mes tyre vjen pas fitores së Partizanit. Ndërsa aktualisht dy skuadrat vijnë me favorizimin e Tiranës, e cila ka mundur Kukësin në Niko Dovana në Durrës me rezultatin 2 me 0; ndërkohë që Partizani vjen me një humbje aspak dinjitoze me Vllazninë në Loro Borici ku pësoi gol në minutat e fundit të ndeshjes.

Tifozeria e të dy ekipeve është përgatitur fort për këtë ndeshje, ndërkohë që futbolli mund të dhurojë surpriza. Por surpriza, që për të enjten, do të prishen nga protesta që do të zhvillojë opozita në qendër të Tiranës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Platini: Kosova anëtarësohet vitin tjetër
Protesta e PD, derbi i kryeqytetit luhet të premten »
Article Logic
Execution time: 0.019856929779053
array(1) { ["section"]=> string(64) "shtyhet-derbi-tirana-partizani-per-shkak-te-protestes-se-pd-5408" }