Shtyhet për të dielën në Fier ndeshja mes Tiranës dhe Apolonisë

Publikuar tek: sport, më 14:53 19-03-2015 Shtyhet për të dielën në Fier ndeshja mes Tiranës dhe Apolonisë Ekipi i Tiranes gjate stervitjes

Tirana – Apolonia do të luhet të dielën, raporton zyrtarisht Klubi i Futbollit të Tiranës. Ditën e djeshme drejtori i këtij klubi i kishte kërkuar zyrtarëve të ekipit të Apolonisë ta shtynte ndeshjen nga dita e shtunë në të dielë. Shkak për këtë kërkesë ka qenë ngarkesa që ka pasur ekipi i Tiranës gjatë këtyre dy javëve. 

Por ditën e djeshme Apolonia e ka refuzuar kërkesën e sport klub Tiranës. Ndërsa sot paradite kanë ndryshuar mendjen. Kanë vendosur që ndeshja të luhet në Fier në stadiumin “Loni Papuçiu” ditën e djelë.

Klubi i Tiranës njofton gjithashtu se për dy futbollistët Ndikumana dhe Ristevski kanë ardhur ftesat nga kombëtaret e tyre për të luajtur jashtë. Kështu Ndikumana do të udhëtojë drejt Burundit, ndërsa Ristevski do të udhëtojë drejt Maqedonisë.

Pas barazimit me Teutën e Durrësit, dhe mbledhjeve të herëpashershme që ka bërë klubi, pritet që gjithçka të ndryshojë në lojën e Tiranës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus turpëron Dortmundin dhe kualifikohet, edhe Barcelona në çerekfinale
Kur Interi ekzistonte në Kosovë »
Article Logic
Execution time: 0.016152143478394
array(1) { ["section"]=> string(68) "shtyhet-per-te-dielen-ne-fier-ndeshja-mes-tiranes-dhe-apolonise-6354" }