Shtyhet sërish seanca për Velierën, në ekspertizë pranohet që projekti ka hyrë në zonën e ndaluar A dhe B

Publikuar tek: kulture-art, më 16:18 27-12-2017 Shtyhet sërish seanca për Velierën, në ekspertizë pranohet që projekti ka hyrë në zonën e ndaluar A dhe B

Shtyhet sërish seanca për Velierën.

Gjykata e Durrësit ka vendosur ta shtyjë seancën më datë 9 janar, ora 12:30 pasi pala e cila kundërshton projektin, drejtuar nga avokatja Mirela Çela, ka kërkuar më shumë kohë për saktësimin e mëtejshëm të ekspertizës. Sipas avokates, në ekspertizën e dorëzuar nga tre ekspertë, pranohej se projekti Veliera ka hyrë në zonën e ndaluar A arkeologjike dhe në zonën B.

ÇFARË SHKRUAN AVOKATJA MIRELA ÇELA

Gjate seances se sotme pati kontestime ne lidhje me tre ekspertet persa i perket cv dhe pervojes se tyre ne lidhje me ceshtje te tilla publike. Nga ana e gjykates u vendos te mos merren parasysh keto prapsime dhe u lexua ekspertiza. Ne ekspertizen e dorezuar nga tre ekspertet pranohej qe projekti VELIERA ka hyre ne zonen e ndaluar A arkeologjike dhe ne zonen B . Ata iu pergjigjen pyetjes se gjykates se a duhet ndryshuar projekti se nuk eshte kompetence e tyre por e KKA dhe KkR nderkohe ne insistuam se nuk pranojme ndryshim projekti pa u vendosur paligjshmeria me vendim gjykate dhe dalja para pergjegjesise te autoreve te ketij projekti skandaloz.Mos harrojme qe ka nje vendim tjeter gjykate per mospranim ndryshim projekti. Seanca u shty per daten 9 janar ora 12 30 per arsye te kohes qe kerkuam ne lidhje me saktesim te metejshem te ekspertizes. Sa metra jane futur brenda zones se ndaluar A arkeologjike, sa eshte demi i bere etj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Valbona Zeneli: Gratë në politikën shqiptare të mos jenë kopje e burrave
Regjizori denoncon skandalin në TVSH: Mungesa e përgjegjshmërisë është e turpshme, jam i skandalizuar »
Article Logic
Execution time: 0.015489101409912
array(1) { ["section"]=> string(111) "shtyhet-serish-seanca-per-velieren-ne-ekspertize-pranohet-qe-projekti-ka-hyre-ne-zonen-e-ndaluar-a-dhe-b-104554" }