Shtyhet vendimi për Xhelal Mziun, kryebashkiaku i Kamzës nuk e dinte që kishte seancën sot

Publikuar tek: politike, më 09:37 06-04-2016 Shtyhet vendimi për Xhelal Mziun, kryebashkiaku i Kamzës nuk e dinte që kishte seancën sot

Gjykata e Apekit ka shtyrë seancën gjyqësore për vendimin ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Avokati i Mziut, Genc Gjokutaj ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë në dijeni të seancës, ndaj dhe ka munguar. Seanca e radhës është shtyrë në datën 18 prill në orën 11:00.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës është dënuar me 2 vjet burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Tiranës dhe vendimi për të është apeluar nga avokati i tij dhe nga prokuroria.

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, dhe dy zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, u konsideruan fajtorë nga drejtësia, për abuzimet me tenderët e rrugëve në këtë njësi vendore. Xhelal Mziu u dënua me dy vjet burgim, ndërkohë që po për 6 muaj iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike.

Dy të pandehurit e tjerë të kësaj bashkie, Atli Hoti dhe Bujar Loshi, u dënuan me 6 muaj heqje lirie. Çështja u zbulua nga kallëzimi i firmës “Gjoka”, e cila vuri në lëvizje organet e hetimit, pas pretendimeve të kësaj shoqërie se ishte skualifikuar pa të drejtë nga tenderi, pavarësisht ofertës së ulët me të cilën kishte garuar. Nga veprimet hetimore, sipas prokurorisë, gjithashtu në këtë çështje i ishte shkaktuar dëm ekonomik edhe shtetit, pasi në procedurën e tenderimit ishte pranuar oferta më e lartë e një firme tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatos Klosi: Berisha në dosjen “Panama Papers”, do ketë surpriza
Skandali i Panamasë, kush janë emrat shqiptarë? Përgjigjet Manjani: Kompanitë offshore të tregojnë pronarët »
Article Logic
Execution time: 0.0041289329528809
array(1) { ["section"]=> string(95) "shtyhet-vendimi-per-xhelal-mziun-kryebashkiaku-i-kamzes-nuk-e-dinte-qe-kishte-seancen-sot-36955" }