Shtylla në mes të rrugës, bashkia gjen një zgjidhje të paparë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:06 25-04-2016 Shtylla në mes të rrugës, bashkia gjen një zgjidhje të paparë Foto nga Qytetarët për Parkun

Është e zakonshme që në Tiranë dhe në të gjithë vendin të shohesh shtylla që kanë mbirë në mes të rrugës dhe askush nuk investon për t’i zhvendosur ato, por rasti i fundit në kryeqytet është vërtetë i veçantë.

Ndonëse një lagje e tërë i është nënshtruar rikonstruksionit të rrugëve dhe trotuarëve, bashkia e Tiranës mesa duket nuk ka arritur në një dakordësi me institucionet përgjegjëse për të zhvendosur një shtyllë që ndodhej pikërisht në mes të rrugës.

Në fakt spostimi i një shtylle të vetme kushton jo pak, por ndërhyrja në këtë rast ka qenë e domosdoshme. Megjithatë, bashkia ka vendosur ta lyej atë me ngjyrë të vërdhë për t’u bërë e dukshme gjatë natës për drejtuesit e automjeteve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021476030349731
array(1) { ["section"]=> string(66) "shtylla-ne-mes-te-rruges-bashkia-gjen-nje-zgjidhje-te-papare-38663" }