Shtypi francez i mrekulluar: Shqiptari vihet në rradhë përpara WC mobile të Prado-s dhe pret , kur në të njëjtin rast Anglezi do derdhe vulgaritetit e tij mbi trotuar

Publikuar tek: bota, më 07:14 17-06-2016 Shtypi francez i mrekulluar: Shqiptari vihet në rradhë përpara WC mobile të Prado-s dhe pret , kur në të njëjtin rast Anglezi do derdhe vulgaritetit e tij mbi trotuar

Mijëra tifozë shqiptarë kanë treguar se dinë të mbështesin kombëtaren deri në fund, të festojnë dhe pavarësisht rezultateve negative të tregojnë një sjellje të kulturuar ndaj ‘rivalëve”.

Ndërkohë që shumë tifozë të kombëtareve të tjera janë përfshirë në përleshje të dhunshme, sjellja e shqiptarëve nuk ka patur sesi të mos iu bjerë në sy mediave botërore.

“Shqiptarë, ejani sa herë të doni”, shkruan një gazetë franceze duke theksuar kulturën dhe entuziazmin që kanë treguar kuqezinjtë.

SHQIPETARE, RIKTHEHUNI KUR TE DONI- Përshtati F.L.

Nje Francez, nje Shqiptar, Nje Francez nje Shqiptar...rivale te nje mbremje por te bashkuar ne nje turme te madhe duke vershuar drejt Velodromit. I pabesueshem ambjenti qe u formua perpara ndeshjes. Nje ndeshje me rrezik te madh. Nje rrezik i madh per kordat vocale. Sepse e vetmja perleshje rreth pijetoreve qe behej ishin perplasjet e slloganeve ne kor. Klasikja per Francezet ishte " Aux Armes! Aux Armes" mbi te cilin Shqiptaret pergjigjeshin diçka qe ngjasonte me "Shilbiii, Shilbiii" nuk ishte e lehte te kuptohej. Por e rendesishme dje ishte te kuptohej qe Francezet dhe Shqiptaret po i jepnin gjithe noblesen Euro-s, erresuar nga violenca e Ruseve dhe gomarlliqet e Anglezeve. Shqiptari, dhurate e bekuar per CRS (policia franceze), kapur ne flagrance per gjalleri. Duke qeshur, duke bere selfie. Nje CRS duke dale ne foto me kater tifoza perpara nje Snack-u ne nje rreth-trafiku tek Prado. Historike! U stepem kur pame ulur pertoke nje grup Francezesh. Por ishte thjesht nje fillim i OLA-s, gju ne toke, tifozat me krahe ngritur drejt qiellit duke brohoritur. E njohim shpirtin vellazeror te Francezit . Perkundrazi, dje zbuluam Shqiptarin. Te dashur por jo shtypes, shovinist por jo urrejtes. Pastaj Shqiptari kultivon nje cilesi te madhe qe e ben pacifist. Gruan! Aty ku Anglezi shetit me faqoren e alkolit, Shqiptari ecen me femer, brune, te pashme. Te bukur si nje gol i PAYET. Qofsh i bekuar Shqiptar. Me i paster se sheshi perpara kishes. I keq trajtuar nga vesia, Shqiptari vihet ne rradhe perpara WC mobile te Prado-s dhe pret , kur ne te njejtin rast Anglezi do te derdhe vulgaritetit e tij mbi trotuar....etj

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024469137191772
array(1) { ["section"]=> string(169) "shtypi-francez-i-mrekulluar-shqiptari-vihet-ne-rradhe-perpara-wc-mobile-te-prado-s-dhe-pret-kur-ne-te-njejtin-rast-anglezi-do-derdhe-vulgaritetit-e-tij-mbi-trotuar-43773" }