Shtyrja e negociatave, Basha bën parashikimin e zymtë: Do refuzohen edhe në 2019

Publikuar tek: barometri, më 08:18 27-06-2018 Shtyrja e negociatave, Basha bën parashikimin e zymtë: Do refuzohen edhe në 2019

Ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, për vendimin e BE-së për vendosjen e një afati të ri për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

 

Basha thotë se shkak është krimi e korrupsioni ndërsa bën parashikimin e zymtë se edhe në 2019-ën, Shqipëria do të refuzohet sërish.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.

Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”, shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021088838577271
array(1) { ["section"]=> string(85) "shtyrja-e-negociatave-basha-ben-parashikimin-e-zymte-do-refuzohen-edhe-ne-2019-125858" }