“Shuajti tre familje”, flasin banorët e fshatit, Policia jep informacion: Ja kë vrau 24-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 19:34 10-08-2018 “Shuajti tre familje”, flasin banorët e fshatit, Policia jep informacion: Ja kë vrau 24-vjeçari

Banorët e fshatit Resulaj të tronditur nga ngjarja e sotme kanë folur për mediat lidhur me masakrën e rëndë me 8 të vrarë.

24-jeçari Ridvan Zykaj qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të të afërmve të tij.

“Ka shuajtur tre familje. Nuk e njihnim për njeri me probleme mendore. Nuk ka qëlluar me armë zjarri më parë në fshat. Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, jemi të tronditur”, ka thënë një nga fqinjët pranë dy banesave ku ndodhi masakra.

Por jashtë kamerave banorët janë shprehur se personi ishte tepër nevrik dhe problematik.

Trupat e pajetë nuk janë lagruar ende nga vendi i ngjarjes. Ambulanca e fundit po niset këto momente drejt morgut të Vlorës.

Autori ka përdorur 2 karikatorë dhe është larguar në drejtim të paditur i armatosur.

Sakaq, policia jep informacion mbi viktimat:

Nga të dhënat e deritanishme, autori ka vrarë Demirin dhe gruan e tij si dhe ka vrarë dy djemtë e Demrit.

Ka vrarë djalin e Demirit: Azemin dhe gruan e tij 

Si dhe djalin tjetër të Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën dhe Ledjonin.

Gjyshi i autorit e kishte vëlla Demirin.

Prindërit e autorit janë të shoqëruar në Polici dhe po merren në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarja e rëndë në Vlorë, zbulohen detaje nga e kaluara e autorit
Vrasja e 8-fishtë, Ministri Xhafaj dhe Drejtori Policisë Veliu drejt Vlorës »
Article Logic
Execution time: 0.0043051242828369
array(1) { ["section"]=> string(97) "shuajti-tre-familje-flasin-banoret-e-fshatit-policia-jep-informacion-ja-ke-vrau-24-vjecari-130745" }