Shuhet Bardhyl Fico, homazhet në hollin e Muzeut Historik Kombëtar

Publikuar tek: kulture-art, më 10:47 24-09-2015 Shuhet Bardhyl Fico, homazhet në hollin e Muzeut Historik Kombëtar Bardhyl Fico, intelektual

Është ndarë nga jeta Bardhyl Fico, pinjolli i një prej familjeve më të njohura atdhetare. Intelektuali Bardhyl Fico, ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm të ditës së Kurban Bajramit pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.  ATSH njofton se homazhet për intelektualin e njohur do të mbahen në hollin e Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës.

Bardhyl Fico, ka mbajtur edhe pozicionin e Sekretarit të Shtetit për Marrëdhëniet me Fenë.

Ai u lind 13 nëntor të vitit 1932, në një nga familjet me të njohura gjirokastrite e cila nxorri shumë personalitete, ndër ta edhe Rauf Fico, ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në Stamboll, Berlin, Beograd dhe shumë kryeqytete të tjerë të botës.

Bardhyl Fico ishte një intelektual i ushqyer me kulturën shqiptare, patriotizmin e kombit të tij  por dhe me kulturën Perëndimore e trashëgiminë e pasur të Lindjes,  një njeri i purifikuar nga urtësia e librave që mëtojnë dashurinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pinjollët e familjes Vlora gjejnë eshtrat e kryeministrit të Perandorisë Osmane
Shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër, kthehet në muze »
Article Logic
Execution time: 0.026385068893433
array(1) { ["section"]=> string(71) "shuhet-bardhyl-fico-homazhet-ne-hollin-e-muzeut-historik-kombetar-21548" }