Shuhet gazetari i njohur nga Kosova

Publikuar tek: rajon, më 15:22 09-02-2018 Shuhet gazetari i njohur nga Kosova

Është ndarë nga jeta gazetari i njohur sportiv në Kosovë Agim Binaku.

Ai vdiq në moshën 62 vjeçare pas një sëmundjeje e rëndë.

Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij tash e gati dy dekada.

Agim Binaku ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive, jo vetëm në Kosovë dhe më gjerë.

Ai realizoi shumë emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.

Agim Binaku u nderua në Tiranë me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive “Anton Mazreku” si dhe u nderua me një varg mirënjohjesh për punën e tij mbi katër dekada në gazetarinë sportive.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Integrimi i Serbisë, Malit të Zi e Bosnjës në BE, ja cili shtet e ka në dorë
Aksidentohet me makinë deputeti Fisnik Ismaili »
Article Logic
Execution time: 0.014003038406372
array(1) { ["section"]=> string(42) "shuhet-gazetari-i-njohur-nga-kosova-109725" }