Shuhet këngëtari i Përmetit Xhelal Zeqiri, Vasil Tole: Një artist mal na la

Publikuar tek: kulture-art, më 12:19 12-02-2016 Shuhet këngëtari i Përmetit Xhelal Zeqiri, Vasil Tole: Një artist mal na la

Ka ndërruar jetë këngëtari i Përmetit Xhelal Zeqiri. I hidhëuar pa masë, akademiku Vasil Tole shkruan se iku një artist mal.

“Iku, na la dhe kengetari ze bibil Xhelal ZEQIRI i sazeve te Permetit! Familja Zeqiri dhe Permeti sot jane ne zi. Qytetari dhe kengetari i shquar i sazeve te Permetit Xhelal Zeqiri shkoi ne boten e pasosur. Nje artist mal, se ashtu ishin te gjithe ata, qe se bashku me Usta Laver Bariun bene historine e muzikes me saze te Permetit dhe te mbare Shqiperise se Jugut. Vete-artist, vellai i tij Sulejman Lame-artist, femijet, niperit dhe mbesat artiste me rrenje.

Sot i gjendemi prane familjes Zeqiri ne kete dite te mbrame. Ngushellime Sadik Zeqiri. Duket sikur Usta Laveri e morri me vete per ta mbajtur ne krah te djathte sic e mbante gjithmone ate per vlerat qe kishte si kengetar dhe llautier. Tani qe po shkruaj keto rradhe te perulem Xhelal per vlerat e tua qe me bujari ja le familjes tende, Permetit, Shqiperise dhe mbare njerezve.

AMEN!”, shkruan akademiku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kompozitori i dënuar: Më mirë ti këndoje natyrës se b…s së Çiljetës
Facebook mund të paditet pasi çensuroi këtë pikturë nudo të shek. 19 (Foto +18) »
Article Logic
Execution time: 0.0049989223480225
array(1) { ["section"]=> string(79) "shuhet-kengetari-i-permetit-xhelal-zeqiri-vasil-tole-nje-artist-mal-na-la-32389" }