Shuhet legjenda e muzikës botërore, George Michael

Publikuar tek: bota, më 08:15 26-12-2016 Shuhet legjenda e muzikës botërore, George Michael

Është shuar në moshën 53 –vjeçare legjenda e muzikës botërore, George Michael.

Lajmi është bërë i ditur nga publicisti i tij.

Këngëtari, i cili e nisi karrierën në vitet ’80 dhe më pas e vijoi suksesin e tij si performues solo, sipas BBC, “vdiq në paqje në shtëpinë e tij” në Oxfordshire.

Paraprakisht, policia thotë se vdekja e Michael ka ardhur për shkaqe natyrale. Megjithatë ende nuk ka detaje për shkakun që çoi në ndarjen e parakohshme të tij nga jeta.

Michael, emri i vërtetë i të cilit ishte Georgios Kyriacos Panayiotou, lindi më 25 Qershor të 1963 në Londër. Ai numëron më shumë se 100 milionë albume të shitura gjatë karrierës muzikore.

Lexo edhe: 15 këngët më të bukura që George Michael la pas

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11224389076233
array(1) { ["section"]=> string(55) "shuhet-legjenda-e-muzikes-boterore-george-michael-63755" }