Shuhet në moshën 73 vjeçare Mbretëresha e këngës rome, performoi në 2011 edhe në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 08:18 12-12-2016

Mbretëresha e muzikës rome Esma Redzepova u shua dje në moshën 73 vjeçare në Shkup të Maqedonisë, raportojnë mediat në Maqedoni.

Familjarë dhe zyrtarë të spitalit thanë se Redzepova u shua pas një sëmundje që I mori jetën brenda pak kohe. Redzepova ishte një prej vokalisteve që këndonte në gjuhën rome, ndërsa ka performuar këtë lloj muzike në skenat më të mëdha në botë, raporton newsbomb.al.

Në këngët e saj, Redzepova miksoi muzikën tradicionale romane me muzikën maqedonase por duke përfshirë shpeshherë edhe muzikën pop dhe elektro. Në vitin 1976 në festivalin e muzikës Rome u shpall si mbretëresha e këngës Romane. Redsepova ishte e martuar me Stevo Teodosievski, kompozitor, që nuk vinte nga komuniteti rom. Publiku shqiptar e njeh këngëtaren për shkak të performancës së saj në dhjetor 2011 në skenën e TV Klan gjatë spektaklit këngët e shekullit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohen fotografitë e rralla sharmante të prostitutave franceze të vitit 1930 (+18)
Për herë të parë në historinë e dy rretheve, çfarë po bëjnë bashkë korçarët e mirditorët (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.034049987792969
array(1) { ["section"]=> string(94) "shuhet-ne-moshen-73-vjecare-mbreteresha-e-kenges-rome-performoi-ne-2011-edhe-ne-shqiperi-62358" }