Shuhet regjisorja e mirënjohur Drita Agolli, lajmërimi për ceremoninë mortore

Publikuar tek: kulture-art, më 11:20 02-11-2017 Shuhet regjisorja e mirënjohur Drita Agolli, lajmërimi për ceremoninë mortore

Regjisorja e mirënjohur Drita Agolli ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 92 vjeçare.

Agolli u lind më 2 qershor në Maqellarë të Peshkopisë. Ajo njihet si aktore, regjisore dhe pedagoge e njohur, e cila hapat e parë të karrierës i ka nisur në vitin 1950 si aktore në Teatrin Populor. Ceremonia mortore për aktoren e regjisoren e mirënjohur do të zhvillohet të enjten në orën 14:00.

Çfarë shkruan Ilir Kadia:  

Premiera e fundit! 
Në kolonën e mermertë para derës së errët të Teatrit Kombëtar sot pashë një tjetër njoftim. Pranë atij të largimit nga kjo botë të Mihallaq Luarasit dje, ishte sot ai për largimin e Drita Agollit. 
Mihallaqi, 88 vjeç, dje i mësoi dhe vetes rolin e të vdekurit ndërsa Drita 92 vjeç ja mësoi sot. Po rrallohet dita ditës pylli me lisa i Teatrit shqiptar por ky është një rrallim natyror! Pemët e reja, për fat, janë të mira dhe të shëndetshme. Ikja e tyre do mbetet vetëm premiere! Nesër, edhe familjet natyrore edhe ne të botës së teatrit si spektatorë më së shumti, do hapim televizorë e do shohim sikur gjallë shpirtin e tyre në aktrim kolegësh e duartrokitje dashamirësh! 
Dhe pylli i Teatrit Kombëtar do jetë… përherë i gjelbër!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me 14-vjeçarin që ngriti lart flamurin shqiptar dhe u shpall kampion botë
»
Article Logic
Execution time: 0.0040299892425537
array(1) { ["section"]=> string(82) "shuhet-regjisorja-e-mirenjohur-drita-agolli-lajmerimi-per-ceremonine-mortore-98072" }