Shullazi i kërkon biznesin biznesmenit, ky i fundit shkon te Rama dhe ja përgjigjia që i jep kryeministri sipas Berishës

Publikuar tek: politike, më 12:41 16-12-2015 Shullazi i kërkon biznesin biznesmenit, ky i fundit shkon te Rama dhe ja përgjigjia që i jep kryeministri sipas Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët ku ka folur mbi dekorimet e ish sigurimsave, deklaratat e kryeministrit Rama për Veriun si dhe protestat e PD. Berisha tregoi një ngjarje të ndodhur sipas tij para disa ditësh, kur Emiljano Shullazi i ka shkuar një biznesmeni dhe i ka kërkuar biznesin e tij. Ky i fundit, tregon Berisha për gazetarët, shkoi te kryeministri Rama i cili sipas Berishës i tha “Shullazi ka patur disa shqetësime”.

“Ky njeri po bën gjithcka për pushtetin e tij të krimit që është kopje identike e Emiljano Shullazit. E dini çfarë ndodhi para disa ditësh. Ua them unë ju...

Shullazi i kërkon biznesnin e tërë, jo më një milion a dy milion një biznesmeni. Ky biznesmeni arrin e takon Ramën, i thotë kështu kështu më ndodhi. Përgjigjia e Ramës ishte: 'Ka pas ca shqetësime'. As nuk i thotë denoncoje, as do ti përgjigjemi por i tha ka patur ca shqetësime, sa nuk i tha që e ka përmendur ambasadori amerikan Donald Lu. "Shullazi do bjerë në ato shqetësime", domethënë e la në mëshirë të xhelatëve. Të shpëtojmë nga ky njeri një ditë e më parë”, tha Berisha.

“Rracizmi i tij ndaj veriut është një rracizëm primitiv, i pashfaqur ndonjëherë te ndonjë politikan

Ky zotëri pasi mbushi parlamentin me kriminelë u thotë shqiptarëve që këta i përfaqësojnë krahinën e tyre, unë i them se Mark Frroku përfaqëson horrat dhe kriminelët e kukësit, kuksjanët janë fisnikë

Asnjë nga trafikantët e parlamentit skanë asnjë të përbashkët me njerëzit e veriut. Kanë parë as kanë parë det se cfarë donte të thoshte ai e din. Po ju them se shpërthimi i Ramës është plagosja e pashpresë nga revolta popullore e datës 8 “, tha ish kryeministri në konferencë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma: Rakip Suli merr milionat me emrin e të birit. Revolta do ndalë shtetin e korruptuar të Ramës
Socialistja Xhaçka: Në emër të kujt flasin deputetë si Albana Vokshi, Arben Ristani, Edi Paloka? Protestë me para të pistë »