Shumë shpejt miratohet projektligji i ri për tatimin e pronës, çfarë do të përfshijë

Publikuar tek: ekonomi, më 11:22 05-07-2017 Shumë shpejt miratohet projektligji i ri për tatimin e pronës, çfarë do të përfshijë

Projektligji i ri për tatimin mbi pronën do të jetë gati për miratim në Kuvend këtë vjeshtë dhe menjëherë, Këshilli i Ministrave do të miratojë metodologjinë e vlerësimit mbi të cilën do të vilet tatimi mbi pronën. Kështu bënë të ditur për “Monitor” burime zyrtare nga Ministria e Financave.

Ministria e Financave ka tashmë gati të dhënat për pronat, pasi adresari i ri që do të konfiguronte gjendjen më të fundit mbi pronat ka përfunduar.

Për të mundësuar zbatimin praktik të tatimit të ri mbi pronën, Kryeministri ka caktuar një grup pune të nivelit të lartë që përfshin të gjitha palët e interesuara për të përgatitur një plan veprimi dhe metodologjinë për vlerësimin e tatimit të pronës.

Në vijim të Grupit të Punës, u hartua Memorandumi i Mirëkuptimit (MM) ndërmjet MF dhe OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) për ndarjen e bazës së të dhënave kombëtare të pronave të Operatorit.

Përveç kësaj, Ministria e Financave hartoi katër memorandume me bashkitë e Tiranës, Durrësit, Korçës dhe Fierit për të mundësuar integrimin e faturave të tatimit të pronës me faturat e energjisë elektrike dhe të ujit dhe për të mbledhur tatimin në bazë të zonës, vendndodhjes së pronës.

Së fundi, një Memorandum Mirëkuptimi u hartua me MF të Kosovës për ndarjen e përvojës së tyre me sistemin kadastral fiskal që Kosova po përdor që nga viti 2012. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, projektligji  i ri për tatimin e pronës do të dorëzohet në Parlament gjatë shtatorit 2017 dhe metodologjia e vlerësimit do të miratohet më pas menjëherë.

Sipas projektit të parashikuar, pronat e patundshme të qytetarëve do të regjistrohen të gjitha në një sistem online, së bashku me çmimet e zonave përkatëse, në mënyrë që të përllogariten taksat që duhet të paguajë secili për banesën, dyqanin apo truallin që ka në pronësi, të cilat në katër qytete të mëdha do të vilen nga fatura e dritave. Kadastra Fiskale synon të vendosë rregull në këtë sektor, që konsiderohet më informali edhe për sa u përket të ardhurave në buxhet.

Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se krijimi i kadastrës fiskale është fokusi i paketës fiskale të vitit të ardhshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023195028305054
array(1) { ["section"]=> string(89) "shume-shpejt-miratohet-projektligji-i-ri-per-tatimin-e-prones-cfare-do-te-perfshije-85076" }