Si do ndryshojë formula për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ekspertja Anastasi: E përfundojmë brenda janarit

Publikuar tek: politike, më 14:29 05-01-2016 Si do ndryshojë formula për zgjedhjet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ekspertja Anastasi: E përfundojmë brenda janarit

Parashikohen ndryshime në Kushtetutë sa i përket zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Për përmbushjen e reformës në drejtësi, për të cilën është ngritur edhe një komision parlamentar.   Ekspertja Aurela Anastasi ka komentuar sot mënyrën si do zgjidhen anëtarët e Gjykatës dhe kryetari i saj.

‘’Mendojmë ta mbyllim brenda janarit’’, tha Anastasi për amendimet e kësaj pjese të Kushtetutës.

“Formula mbizotëruese është ajo që parashikon kompetenca të ndara të organeve kushtetuese për emërimin e 1/3 të anëtarëve, pra  3+3+3. Të zgjedhur nga Presididenti,  Kuvendi dhe organet e pushtet gjyqësor. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka shumë mundësi të mbetet një zgjedhje e vetë Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhja e anëtarëve ka procedurat e veta. Po gjithmonë zgjedhja e anëtarëve është ajo që ne e quajmë sistem 1/3 midis organeve të përcaktuara.

Sot mbyllet diskutimi për Gjykatën Kushtetuese dhe për të vazhduar me gjykatat e tjera.

Ne duam ta përfundojmë sa më shpejt për të qenë sa më korrekt me kërkesat e Komisionit të Venecias, brenda muajit janar”, tha Anastasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Duma: Ahmetaj pranoi se Rama i dha Skavicën pa garë kompanisë turke (Video)
Alibeaj: Maxhoranca s’ka vullnet të përmbushë rekomandimet e Venecias »
Article Logic
Execution time: 0.018414974212646
array(1) { ["section"]=> string(127) "si-do-ndryshoje-formula-per-zgjedhjet-e-anetareve-te-gjykates-kushtetuese-ekspertja-anastasi-e-perfundojme-brenda-janarit-29208" }