Si do të ndikohet ekonomia shqiptare si pasojë e daljes së Britanisë së Madhe nga BE

Publikuar tek: ekonomi, më 14:10 27-06-2016 Si do të ndikohet ekonomia shqiptare si pasojë e daljes së  Britanisë së Madhe nga BE

Ndonëse Shqipëria ka marrëdhënie tregtare shumë të ulëta (0.7% të shkëmbimeve tregtare) me Britaninë e Madhe, pasojat  do të ndihen dhe në vendin tonë.

Sipas një raporti të fundit të OKB-së, numri i emigrantëve shqiptarë në Britani ishte 10 mijë persona, nga 1.12 milionë shqiptarë  të cilët janë të shpërndarë nëpër botë.


Investimet e Huaja Direkte (IHD) nga Britania e Madhe ishin vetëm 5 milionë euro në vitin 2013 (viti i fundit i raportuar nga Banka e Shqipërisë), ose 0.6% e totalt të investimeve në atë vit. Ndërsa stoku i IHD-ve, deri në fund të 2013-s ishte vetëm 11 milionë euro, apo 0.4% e totalit.
Por, në një afat të mesëm, nëse dalja e Britanisë nga BE do të zhysë Europën dhe gjithë botën, që sot është tepër e ndërlidhur, në krizë, pasojat do të bëheshin shpejt të dukshme.

Lavdrim Lita, MA në European College flet për pasojat që do ketë dalja Britanisë së Madhe nga BE.

Shqipëria është e lidhur ngushtë me pjesën tjetër të Bashkimit Europian dhe nuk mund të shpëtojë pa u infektuar. Një shembull i thjeshtë është ajo që ndodhi në vitin 2008, ku megjithëse nuk u prekëm direkt nga vala e parë e krizës bankare për shkak të integrimit të ulët financiar, vendi vuajti më pas një frenim të investimeve, vështirësi të eksporteve dhe ngadalësim të përgjithshëm të rritjes ekonomike.

Efekti më i dukshëm mund të jetë një ngadalësim i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Tregtia e jashtme e Shqipërisë do të ndikohet drejtpërsëdrejti vetëm lehtësisht nga Brexit. Tregtia me Britaninë e Madhe zuri vetëm 0.6% të volumit tregtar të vendit me jashtë për periudhën katërmujore janar-prill 2016.
Gjatë katërmujorit të parë 2016 eksportet shqiptare në Britani ishin vetëm 112 milionë lekë, dukë zënë vetëm 0.2% të totalit të eksporteve shqiptare. Tre produktet kryesore të eksportuara janë giza dhe çeliku (Kurum, kompania kryesore e prodhimit të çelikut ka falimentuar tashmë), alumini dhe përgatitjet e drithërave.
Shqipëria vepron aktualisht me vendet e Bashkimit Europian, në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, si pjesë e procesit të integrimit në BE, që parashikon krijimin e një zone të tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe BE në një periudhë kohore 10-vjeçare. Dalja e Britanisë nga BE do të bënte të pavlefshme marrëveshjen e tregtisë së lirë me këtë shtet.

Vendi ynë ka një përqendrim të lartë të tregtisë së jashtme me Italinë dhe Greqinë. Partneri me peshën më të madhe në eksportet me Shqipërinë është Italia e cila zuri 50.9% në vitin 2015. Partneri i dytë tregtar në eksporte për vitin është Kosova, me 8.6% të eksporteve vitin e kaluar.
Nëse  partnerët tanë (kryesisht Italia) kanë marrëdhënie tregtare ose e kanë treg shitjeje Britaninë, kjo mund të prekte kontratat e eksportuesve shqiptarë (psh një kompani tekstile ose këpucë italiane që shet në tregun britanik dhe realizon një pjesë të proceseve në Shqipëri). Pra, disa nga efektet do jenë të ndërthurura me bizneset e huaja që operojnë në Shqipëri dhe që kanë marrëdhënie tregtare me Britaninë e Madhe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025788068771362
array(1) { ["section"]=> string(90) "si-do-te-ndikohet-ekonomia-shqiptare-si-pasoje-e-daljes-se-britanise-se-madhe-nga-be-44722" }