Si duket në foto shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër, hapet nesër për publikun me rastin e 80 vjetorit

Publikuar tek: kulture-art, më 14:36 27-01-2016 Si duket në foto shtëpia e Kadaresë në Gjirokastër, hapet nesër për publikun me rastin e 80 vjetorit

Shtëpia e Ismail Kadaresë është gati të hapet për publikun ditën e nesërme (28 janar) datë kur shkrimtari ka edhe ditën e tij të lindjes, në qytetin e tij të lindjes, në Gjirokastër. Viti 2016 është shpallur në Shqipëri si viti i Kadaresë, dhe shtëpia e tij e restauruar, do të administrohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës.

Sikurse duket nga fotot përfundimtare që na vijnë nga shtëpia, punimet e drurit janë tërësisht të reja në katet e sipërme. Janë edhe piktura që portretizojnë shkrimtarin Ismail Kadare të varura në mure.

Ndërkaq, arkitekt Agron Doraci thotë se projektin e rikonstruksionit të shtëpisë e ka parë edhe shkrimtari i madh, dhe sipas tij, vetë Kadare, ka dhënë konsensusin për atë projekt, që i afrohet përfytyrimit të tregimeve që I ka bërë gjyshja e tij.

Neser shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, I përkthyer në 50 gjuhë deri më tani dhe i vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, festoon 80 vjetorin e tij të lindjes. Ai aktualisht nuk është në Shqipëri.

12606925_10154463297748765_832205758_n.jpg

12647709_10154463297738765_431996081_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Betonizohet lagjia antike e Durrësit, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë sulm firmëtarëve: Cinizëm i pafre, e pabesueshme...
Mediat ndërkombëtare gjermane, spanjolle, franceze, jehonë ditëlindjes së shkrimtarit Ismail Kadare »
Article Logic
Execution time: 0.019123077392578
array(1) { ["section"]=> string(105) "si-duket-ne-foto-shtepia-e-kadarese-ne-gjirokaster-hapet-neser-per-publikun-me-rastin-e-80-vjetorit-31081" }