Si e favorizoi Rama kompaninë farmaceutike të Tom Doshit

Publikuar tek: politike, më 18:55 25-12-2015 Si e favorizoi Rama kompaninë farmaceutike të Tom Doshit

Kompania farmaceutike “Profarma” ku deputeti Tom Doshi zotëron 49 për qind të aksioneve rezulton më e favorizuara në listën e ilaçeve të rimbursueshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lista e  siguruar tregon se medikamentet kryesore të kësaj kompanie janë shpallur si “alternativë e parë” nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2015, çka do të thotë se kanë qenë më të favorizuarat për të përfituar nga skema e rimbursimit të ilaçeve.

Hartimi i kësaj liste të ilaçeve është bërë në fund të muajit Mars 2015, që koinçidon dhe me kulmin e konfliktit politik mes Doshit dhe Metës, ndërsa largimi i Doshit asokohe prej grupit parlamentar të PS-së është shoqëruar me rritjen e përfitimeve të kompanisë së tij nga skema e rimbursimit të ilaçeve.

Ministria e Shëndetësisë akordoi në Mars 2015 një fond prej 8.9 miliardë lekësh, afro 85 milionë dollarë për rimbursimin e barnave dhe paisjeve mjekësore, ndërsa bëhet e qartë se kompania “Profarma” është më e avantazhuara sa i takon rimbursimit të barnave. Është ende e panjohur dhe e pashpallur zyrtarisht vlera ekzakte e përfituar nga kjo kompani për vitin 2015.

Për 30 % të barnave të listës së rimbursimit të vitit 2015, çmimet janë rritur 50 – 150 % krahasuar me vitin 2014.

Procesi i hartimit të kësaj liste nuk  ishte transparent, ndërsa çmimet e barnave nuk u vendosën mbi bazën e negociatave apo deklarimeve të kompanive farmaceutike.

Disa kompani farmaceutike pretenduan se çmimet e këtyre barnave u vendosën në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe objeksionet e pjesës dërrmuese të këtyre kompanive u shpërfillën.

Në Gusht të këtij viti, në një intervistë për gazetarin Denion Ndrenika, ministri i Shëndetësisë u pyet në lidhje me dyshimet për favorizimin e njëanshëm të kompanisë së Tom Doshit, ndërsa z.Beqaj, duke vënë buzën në gaz u përgjigj:

“Le të themi që, nëse sot Tom Doshi ka interesa te “ProFarma”, “ProFarma” është një fabrikë 60-vjeçare barnash në Shqipëri. Ka prodhuar barna gjithë jetën dhe bile kur kemi qenë fëmijë edhe unë edhe ti (qesh. v.j.), me penicilinat e “ProFarmës” na kanë mjekuar prindërit.”

(Hashtag-Albania)

Logo-Profarma-me-Faximile.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si kaluan këto Krishtlindje për Erion Veliajn
Tirana dhe Kuçova qytetet shqiptare që SHBA kishte si objektiv për sulme bërthamore »
Article Logic
Execution time: 0.023183107376099
array(1) { ["section"]=> string(62) "si-e-favorizoi-rama-kompanine-farmaceutike-te-tom-doshit-28555" }