Si e kalojnë policët autostradën, nga njëra anë, në tjetrën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:47 18-02-2015 Si e kalojnë policët autostradën, nga njëra anë, në tjetrën Police te qarkullimit rrugor duke kaluar nga njera ane e rruges te tjera ne autostrade

Pamja e policisë mund të jetë edhe kjo. Janë në autostradën Tiranë-Durrës, kanë parkuar makinën në anë, por nuk kanë kohë të shkojnë tek mbikalimi për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Atëherë kanë gjetur zgjidhjen më të shpejtë, duke kapërcyer hekurat ndarës që janë mes dy anëve të autostradës.

Foto është sjellë nga rrjeti “Jeta osht Qejf” në Facebook, ndërkohë që komentet e atyre që shohin këtë foto janë nga më të ndryshmet. Policia por edhe autoritetet rrugore gjithmonë kanë deklaruar se kalimi i ndarëseve në mes të autostradave ka qenë burim dhe shkak aksidentesh. U kanë kërkuar qytetarëve por edhe shoferëve të jenë të vëmendshëm ndaj tyre. Por siç duket nga foto, policët e bëjnë vetë një gjë të tillë. Dhe janë ata të qarkullimit rrugor. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041868209838867
array(1) { ["section"]=> string(62) "si-e-kalojne-policet-autostraden-nga-njera-ane-ne-tjetren-3707" }