'SI EMERGJENCË KOMBËTARE', Patozi ngre alarmin: 6 debate televizive për BABALEN

Publikuar tek: aktualitet, më 22:31 11-10-2018 'SI EMERGJENCË KOMBËTARE', Patozi ngre alarmin: 6 debate televizive për BABALEN Eni Vasili dhe Blendi Fevziu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka reaguar për çështjen “Babale”, duke shprehur shqetësimin pse të gjitha emisionet televizve po trajtojnë pikërisht këtë çështje.

“Nuk mbaj mend asnjë rast tjetër të ngjashëm. Janë 6 debate televizive njëkohësisht sonte në "prime time", që të gjitha me një temë, "Babalen". Që do të thotë, në një farë mënyre, se ky është problemi kryesor që ka Shqipëria sot, për të mos thënë i vetmi”, shkruan Patozi.

Sipas Patozit, e gjitha kjo që po ndodh është një përpjekje për të zhvendosur temat e mëdha të debatit politik në banalitete ordinere.

Reagimi i plotë:

BABALJA, SI EMERGJENCË KOMBËTARE

Nuk mbaj mend asnjë rast tjetër të ngjashëm. Janë 6 debate televizive njëkohësisht sonte në "prime time", që të gjitha me një temë, "Babalen". Që do të thotë, në një farë mënyre, se ky është problemi kryesor që ka Shqipëria sot, për të mos thënë i vetmi.


Tani pritet vetëm që të dalë dikush e të shpallë gjendjen e emergjencës së përgjithshme kombëtare, për mbylljen e shkollave, fabrikave, furrave të bukës, restoranteve po e po, madje edhe spitaleve, derisa të zgjidhet kjo çështje. 
Unë nuk them dot se ata që e gatuan serialin e neveritshëm me Babalen e kanë bërë qëllimisht, por ky është një rekord i zi i degradimit të politikës në Shqipëri. A thua se nuk jemi i njëjti vend ku çmimi i karburanteve po rritet në shifra të frikshme, ku krimi po bën kërdinë në mes të kryeqytetit, ku shteti po vidhet në çdo qelizë nga zyrtarët e vet dhe ku shqiptarët po ikin nga sytë këmbët çdo ditë prej atdheut te tyre. 


Dhe është jashtë çdo dyshimi, e cila qeveria është pala më e interesuar për t'i zhvendosur temat e mëdha të debatit politik në banalitete ordinere si gjella, që po u serviret sot në tavolinë praktikisht çdo shqiptari, që ka një aparat televizori në shtëpi.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I përfshirë në përgjimet e Babales, zbulohet kujt i përket numri
Hoxha: SHISH ka mbledhur informacione inkriminuese kundër Fatmir Xhafajt »
Article Logic
Execution time: 0.020231962203979
array(1) { ["section"]=> string(82) "si-emergjence-kombetare-patozi-ngre-alarmin-6-debate-televizive-per-babalen-137491" }