Si feston Lul Berisha vetëm pak orë pas daljes nga qelia

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:35 08-12-2016 Si feston Lul Berisha vetëm pak orë pas daljes nga qelia

Lulzim Berisha është në liri. Madje vetëm pak orë më parë, është postuar edhe fotoja e tij e parë në rrjetin social facebook, raporton newsbomb.al.

I ashtuquajturi i forti i Bandës së Durrësit, u lirua ditën e djeshme, pasi gjykata argumentoi se ai mund të linte qelinë pas kërkesës së avokatit, nën argumentin e sëmundjes së rëndë.

Kërkesa e Berishës, i cili qëndronte në qeli prej 10 vitesh, u bë nga avokati. Sipas tij, klienti i tij kërkonte në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu. Pas hedhjes së shortit kërkesa u caktua të shqyrtohej nga gjykatës Tristan Hamitaj.

Sipas vetë trupit gjykues, Lulzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”.

Ai u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë ndodhej në burg deri dy ditë më parë. Ai ishte dënuar me 25 vite burgim me vendim të formës së prerë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndizet Pema e Festave në kryeqytet
Elia, Amos dhe Yllka Mujo emocionojnë publikun me këngën “Moj e bukura Shqipëri” »
Article Logic
Execution time: 0.014554977416992
array(1) { ["section"]=> string(62) "si-feston-lul-berisha-vetem-pak-ore-pas-daljes-nga-qelia-61962" }