Si i shpëtoi “Kapedani” censurës dhe reagimi i Enver Hoxhës kur pa filmin, rrëfehet Muharrem Fejzo

Publikuar tek: kulture-art, më 08:31 27-08-2015 Si i shpëtoi “Kapedani” censurës dhe reagimi i Enver Hoxhës kur pa filmin, rrëfehet Muharrem Fejzo Muharrem Fejzo, regjisor

Regjisori Muharrem Fejzo rrëfehet për “Kapedanin” e tij, arsyet se pse filmi nuk u censurua dhe se si reagoi diktatori Enver Hoxha kur e pa.

 Si i shpëtoi censurës

“U hap muhabeti që një veteran ishte ngritur e kishte thënë pse po tallen me partizanët, me një pjesë të luftës, me një njeri të luftës. Por këtë film e kishte parë shoku Enver dhe kishte qeshur. Kaq mjaftoi. Orteku zbriti poshtë, filmi u pëlqye, u shkruan disa artikuj.

Me kohën, filmi fitoi edhe më shumë simtai tek publiku. Meqë ishte kinokomedia e parë shqiptare, filmi kaloi nëpër kaseta dhe u shpërnda gjithandej, madje edhe në Kinë, ku u dublua. Filmi mbetet si vlerë në kinematografinë shqiptare”, thotë regjisori Fejzo për Gazetën Shqiptare.

Por si e mori vesh regjisori që Enver Hoxhës i kishte pëlqyer filmi

“ Kishim një operator në Kinostudio që shfaqte filmat në Bllok.

Ai quhej Bajram e mbiemrin nuk ia kujtoj (bëhet fjalë për Bajram Vilën). Ishte i vetmi që futej atje dhe merrej me shfaqjen e filmit për ata të Bllokut.

Kur dërgohej ndonjëherë ndonjë film për t’u parë të nesërmen në Kinostudio, ne ishim në krye të shkallëve duke parë çehren e Bajramit, fizionominë e tij, që ne i thërrisnin Berom.

Nëse ai vinte i qeshur, filmi shpëtonte, nëse ai vinte i kërrusur filmi kishte probleme. Ishte njeri i studiuar, njeri intelektual”, thotë regjisori Fejzo në intervistë..

Por prapë...nga e mori vesh Fejzo që Enveri kishte qeshur

Ishin instancat e tjera. Pasi erdhi Beromi duke qeshur, ne e pyetëm dhe ai tha: ”Pashë që shoku Enver qeshi”. Kaq na duhej ne. U gëzuam se kishim sakrifikuar sepse jemi lodhur për ta realizuar me ato mjete që kishim. Ishin tepër të rënda nga pesha dhe të vështira. Të organizoje atmosfera të caktuara, ishte e vështirë”, rrëfen regjisori.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Piramida, Mirela Kumbaro i drejtohet Veliajt: Ke filluar punë pa leje, sill dokumentacionin
Ekspozita e “Vlorës së vjetër”, mbledh qytetarë dhe turistë në Muzeun e Pavarësisë »
Article Logic
Execution time: 0.024353981018066
array(1) { ["section"]=> string(101) "si-i-shpetoi-kapedani-censures-dhe-reagimi-i-enver-hoxhes-kur-pa-filmin-rrefehet-muharrem-fejzo-19288" }