Si i shpëtoi qeni ushtarët britanikë nga sulmi i ISIS, mediat ndërkombëtare jehonë lajmit

Publikuar tek: bota, më 07:36 11-05-2016 Si i shpëtoi qeni ushtarët britanikë nga sulmi i ISIS, mediat ndërkombëtare jehonë lajmit

Ky qen është bërë jehonë në mediat ndërkombëtare për faktin se ka arrritur të shpëtojë një grup ushtarësh britanikë nga sulmi i ISIS.

Një grup ushtarësh britanikë, të angazhuar në veri të Irakut, janë shpëtuar nga një sulm i militantëve të ISIS-it falë ndërhyrjes të një qeni pastor gjerman. Sipas “The Sun”, grupi i ushtarëve po kthehej nga një stërvitjeje 10-ditore nga Peshmergat, kur ranë në një pritë të ekstremistëve islamikë.

Në një nga makinat e britanikëve, ishte edhe  qeni pastori gjerman kur një grup xhihadistësh sulmoi grupin, duke lëshuar ndaj britanikëve një bombë dore dhe papritur, ushtarët u rrethuan nga 50 terroristë.

Qeni, i zgjidhur nga litari, u vërsul ndaj militantëve. Pastori gjerman fillimisht sulmoi një terrorist në qafë dhe fytyrë dhe një tjetër më pas në krah dhe në këmbë. Kësisoj militantët e ISIS u larguan me vrap dhe anglezët shpëtuan.

Sipas “Daily Star Sunday”: Ndonjëherë ndodh që disa qen të shoqërojnë operacionet ushtarake. Ata përdoren shpesh në operacione mbulimi dhe mund të dërgohen në ndërtesa para trupave pasi kanë një ndjeshmëri të veçantë, e kuptojnë menjëherë rrezikun dhe mund të ndërhyjnë në mënyrën e duhur”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03146505355835
array(1) { ["section"]=> string(94) "si-i-shpetoi-qeni-ushtaret-britanike-nga-sulmi-i-isis-mediat-nderkombetare-jehone-lajmit-40100" }