Si iu ‘vetofrua’ Edi Rama dy muaj më parë anglezëve, të talleshin me të dhe me Shqipërinë (Video)

Publikuar tek: politike, më 15:48 26-04-2016 Si iu ‘vetofrua’ Edi Rama dy muaj më parë anglezëve, të talleshin me të dhe me Shqipërinë (Video) Edi Rama në samitin e BERZH, në krah Aleksandër Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një koment në prestigjozen “The Times” për të ruajtur “nderin” e Shqipërisë, i cënuar nga talljet që shumë zyrtarë britanikë po bëjnë me vendin tonë. Gjithsesi, nuk është e papritur përfshirja e Shqipërisë në debatin për referendumin që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, për të përcaktuar qëndrimin ose jo brenda Bashkimit Europian.

Ndoshta pa vetëdije, ishte Edi Rama ai që vuri në lojë vendin e tij dy muaj më parë në samitin e BERZH të organizuar në Londër, kur deklaroi me humor se Shqipëria ishte e gatshme të zëvendësojë Britaninë, nëse ajo del nga Bashkimi Europian.

Ja si e raportonte Newsbomb deklaratën e Ramës në 22 shkurt të këtij viti: “Gazetarët kanë pyetur kryeministrat nëse mendojnë se Britania e Madhe do të dalë apo jo nga Bashkimi Europian dhe përgjigja e Ramës ishte: “Nëse Britania largohet, ne jemi gati ta zëvendësojmë... Por ajo nuk do të largohet.”

Pra ndryshe nga sa thuhet, në këtë situatë nuk kemi të bëjmë me humor anglez, por mesa duket origjina e humorit është totalisht shqiptare.

Video: Deklarata e Ramës në BERZH

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti Nishani niset për vizitë pune në BE dhe në NATO
Prezantohet projekti rrugor Skrapar-Përmet, Meta: I jep fund izolimit »
Article Logic
Execution time: 0.14289999008179
array(1) { ["section"]=> string(98) "si-iu-vetofrua-edi-rama-dy-muaj-me-pare-anglezeve-te-talleshin-me-te-dhe-me-shqiperine-video-38744" }