Si kalon koha?!

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:27 27-10-2016 Si kalon koha?!

* Nga Dritan Shano

FAKT: Që nga 12 Dhjetori 1990, dita e themelimit të Partisë Demokratike dhe e materializimit të pluralizmit politik në Shqipëri, deri më sot kanë kaluar 25 vjet ose 9144 ditë.

Shumëkujt nuk i pëlqen Shqipëria sot. Zig zaget e saj.Njerëzit në vitin 2016 vazhdojnë të kenë halle, dhe numrat e atyre që po largohen nga Shqipëria i ngjajnë eksodeve të viteve 1991-92. Secili prej atyre që largohen, dhe prej atyre që mbeten këtu gjen fajtorët e vet për këtë. E shkuara otomano-komuniste. Mentaliteti. Padija. Mungesa e dëshirës. Qëllimet e këqija. Gjëndja që po përjetojmë sot nuk u krijua në një ditë. As në një vit. Shumica absolute ja hedh fajin pushtetarëve për këtë që po përjetojmë sot. Ndoshta me të drejtë. Po ç’them?! Me shumë të drejtë!

Pushtetarët e këtyre viteve, të pajisur nga populli me firmë e vulë, kanë bërë edhe gjëra të mira, por mund të bënin shumë më mirë. Por njerëzit vazhdojnë ende sot të ankojnë, të vajtojnë, të ikin. Por këto të mira, nganjëherë thjesht propagandë, mbeten të rralla kundrejt të këqijave më të shumta që rreshtojnë njerëzit kur fajësojnë pushtetarët. Secili ka fajtorin e vet të preferuar. Që në vend të bënte Shqipërinë, ka bërë xhepin e vet. Në vend të qeveriste, është sjellë si pushtues.

Këta pushtetarë nuk kanë miratuar ligjet që duhen, por ato që i pëlqejnë atyre. Kanë marrë vendime që i çojnë ujë në mullirin e vet. Kanë dhënë leje, konçesione ku i ka interesuar. Kanë rritur taksa dhe tarifa si i ka dashur qejfi.

Kanë pushuar nga puna kë kanë dashur, dhe kanë marrë në punë kë kanë dashur. Janë sjellë me detyrën shtetërore dhe me paratë që u marrin nga xhepi shqiptarëve sikur t’i kishin trashëgimi familjare. Më shumë se kanë bashkuar i kanë përçarë shqiptarët; më shumë se kanë ndërtuar të ardhmen, kanë përfituar personalisht. E të tjera, e të tjera…

FAKT: Shumica e shqiptarëve sot i sheh pushtetarët, e djeshëm dhe të sotëm, me mosbesim; si shkaktarët kryesorë të ankthit të tyre. Ka të drejtë!

FAKT: Edi Rama ështe Pushtetari që ka ndënjur më gjatë në pushtet në këto 25 vjet ne Shqipëri - plot 16.16 vjet, ose për 64.52% të këtyre viteve. Koha që Edi Rama ështe në pushtet me firmë dhe vulë, me taksa, tendera, konçesione e moratoriume për një total prej 5900 ditësh, nga 9144 ditë që kanë kaluar nga 12 Dhjetori i vitit 1990. Shumicën e këtyre ditëve e ka kaluar duke ia hedhur fajin të tjerëve për çdo gjë që nuk i pëlqen, dhe në 1136 ditët e fundit ka arritur të asfiksojë ekonomine me taksa të larta, të mbjellë palma anës autostradës, të shkaktojë eksode të shqiptarëve, të mbjellë gjithë Shqipërinë me kanabis, dhe të rrijë 24 orë në transmetim televiziv duke i quajtur shqiptarët, dembela dhe dele.Duke mos i lënë ata të llogarisin dhe të kuptojnë se kur Edi Rama flet për politikën e vjetër, ai, në fakt, është duke folur për veten e tij.

*Pse i shkruajta këto rradhë? Një mik i imi shumë i dashur, një nga guru-të e heshtur të medias së shkruar më ka “urdhëruar” që kurrë mos shpjegoj pse-në e asaj që shkruaj. Por unë sot do e prish këtë rregull, dhe po shpjegoj pse. I shkruajta këto rradhë sepse personat që ne zgjedhim me votë, vetëm se urrejmë tjetrin, gjithnjë do na shkelin me këmbë me këtë pushtet që i dhamë. Sepse, për mua, pushteti që akumulohet përmes shpërndarjes së favoreve me poste dhe fonde publike është thjesht terrorizëm. Sepse, pushteti që merret përmes premtimeve të mëdha, është pushteti më arrogant dhe i dëmshëm për të gjithe ne. Koha kalon, dhe nuk kthehet, ndërsa ne thjesht na duhet të vendosim ç’të bëjmë gjatë saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02987003326416
array(1) { ["section"]=> string(19) "si-kalon-koha-57548" }