Si komentohet nga amerikanët deklarata e Ramës për Donald Trump

Publikuar tek: politike, më 16:57 08-04-2016 Si komentohet nga amerikanët deklarata e Ramës për Donald Trump

Pjesa më e madhe e mediave prestigjoze në SHBA kanë pasqyruar deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës për Donald Trump, të cilin e konsideroi rrezik për marrëdhëniet mes dy vendeve nëse zgjidhet president.

Associated Press, Abc News, New York Times, Yahoo, apo anglezja Daily Mail shkruajnë se deklarata e Ramës është bërë vetëm 1 javë përpara vizitës së tij në Uashington ku do të takohet me Presidentin Barack Obama dhe zëvendësin e tij Joe Biden.

Por, në komentet e bëra poshtë lajmit duket se lexuesit amerikanë janë të ndarë sa i përket qëndrimit të kryeministrit shqiptar. Disa komentues shkruajnë se Rama ka të drejtë në ato çka thotë, pasi Trump vërtet përbën rrezik, ndërsa ka të tjerë që shprehen se një politikan socialist mysliman me asnjë traditë në demokraci, nuk mund t’u tregojë amerikanëve se çfarë presidenti duhet të zgjedhin, raporton Newsbomb.al.

Disa nga komentet në mediat amerikane:

-Pjesa më e madhe e liderëve e dinë se Trump është i rrezikshëm. Është e mahnitshme se si një pjesë e qytetarëve amerikanë nuk mund të kuptojnë këtë.

-Jo, ju (Shqipëria) keni pasur një aleancë, por tani jeni larguar nga Amerika, njësoj si India, Arabia Saudite, Jordania dhe Turqia.

-Qesharake, ai (Rama) nuk ka thënë kurrë ndonjë gjë kundër Trump deri përpara vizitës në Amerikë. Jam shumë i interesuar të di se sa miliarda i ka premtuar Obama se do “investojë” në Shqipëri. Një pyetje më e mirë është, a e di ndonjë amerikan ku i bie Shqipëria? Dhe i intereson çfarë mendon Shqipëria?

-Gjysma e republikanëve dhe shumica e amerikanëve janë dakord me idenë se presidenca e Trump do ishte e rrezikshme. Republikanë, shikoni opinionet brenda partisë tuaj përpara se të gjuani me gurë kundër Shqipërisë.

-Po, ne duhet të dëgjojmë kryeministrin, mbi të gjitha ai është amerikan dhe ka përzemër interesat tona. Ne gjithashtu duhet të pyesim Iranin dhe Meksikën se çfarë mendojnë ato për Shqipërinë.

- Një arsye më shumë për të votuar për Trump.

-E humba. Kur i ka kërcënuar Donald Trump shqiptarët?

- Mendojmë se ne duhet të lejojmë socialistin mysliman me zero tradita në demokraci, të na thotë se kush duhet të jetë lideri ynë.

-Kush? Ku?

-Në artikull nuk thuhet pse (nuk duhet votuar Trump), por ja kush është arsyeja: Shqiptarët janë myslimanë.

-Të gjithë e urrejnë Trump, përveç atyre që refuzojnë të pranojnë se çfarë bufi i paaftë dhe i rrezikshëm është ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama: Nesër një ditë e shënuar për Partinë Socialiste
Pandeli Majko merr nënshtetësi tjetër, ja mesazhi i tij (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.018948078155518
array(1) { ["section"]=> string(69) "si-komentohet-nga-amerikanet-deklarata-e-rames-per-donald-trump-37182" }