Si kryehet transferimi i parave nga Bankat jashtë vendit? Ekspertë të sigurisë sqarojnë procedurën

Publikuar tek: ekonomi, më 08:57 01-07-2016 Si kryehet transferimi i parave nga Bankat jashtë vendit? Ekspertë të sigurisë sqarojnë procedurën Nje filial i bankes Raiffeisen, parate e se ciles u vodhen mbreme ne Aeroportin e Rinasit

Ekspertët e sigurisë në banka shpjegojnë procedurat e transferimit të parave. Ja pse nuk mund të ruhet konfidencialiteti. Vetëm në 2015-n, bankat transferuan 204 milionë euro… Ndërkohë që dje, pre e grabitjes ra një ndër bankat më të rëndësishme në vend, Raiffeisen Bank, dhe sipas të dhënave paraprake që vijnë nga policia, shuma mund të jetë 10 milionë valutë, ndoshta më e madhja sasi e vjedhur deri tani. Revista Monitor, ka sqaruar procedurën e transferimit të parave jashtë vendit ...

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Vitet e fundit ky proces është përshpejtuar , pasi bankat kanë ngadalësuar kreditimin në ekonomi dhe kanë investuar më pak para në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, duke pasur më shumë fonde në dispozicion për t’i vendosur në bankat jashtë. Vetëm në vitin 2015, sipas të dhënave zyrtarenga Banka e Shqipërisë, zëri “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare” është zgjeruar ndjeshëm me 16% apo me gati 29 miliardë lekë në vlerë absolute (204 milionë euro).  Transaksionet e këmbimit të kartmonedhave jashtë vendit janë një tjetër veprim që kryhet shpesh nga bankat dhe kërkon transferim parash jashtë vendit.

Po si kryhet fizikisht ky transferim. Ekspertë të sigurisë bankare kanë shpjeguar për Monitor se kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike. Korniza ligjore, që zbatohet është një udhëzim i ministrit të brendshëm dhe ligji i shërbimi privat i sigurisë fizike (SHPSF), i 2014-s i bërë rishtazi. Mbi bazë të këtyre dy dokumentave bankat lidhin aktmarrëveshjet me SHPSF-të, pra legjislacioni është i qartë në këtë drejtim.

Përgjithësisht bankat, për të qenë të sigurta gjatë procesit të transferimit, çojnë edhe punonjës të tyre, ose ka të tjera që ia besojnë tërësisht kompanisë së sigurisë fizike. Kjo varet nga marrëdhënia kontraktuale. Policia e Shtetit nuk lajmërohet për këtë proces, vetëm Banka e Shqipërisë njofton policinë për lëvizjet e parave.

Ekspertët shpjegojnë se në rastin konkret, difekti duket te siguria e brendshme e pistës. Ata shtojnë se Komiteti i sigurisë së Shoqatës së Bankave ka qenë i angazhuar pas vjedhjes së dytë për të përmirësuar masat e sigurisë. Rrethimi fizik i aeroportit nuk është i mjaftueshëm, jo vetëm për transport vlerash, pasi ai është objekt i sigurisë kombëtare. Ata ngrenë shqetësimin edhe më tej, pasi grabitësit mund të kishin hyrë lehtësisht edhe në avion.

Lidhur me konfidencialitetin e dërgimit të parave, ekspertët shpjegojnë se në një farë mënyre ai është i pamundur të ruhet. Të gjitha veprimet bankat i bëjnë veprimet përmes agjencive doganore.

Ndërkohë janë 5-6 punonjës të shoqërisë private që shoqërojnë blindin, kryesisht të enjte, të premte. Mjafton që dikush të rrijë 20 ditë te kafeja e Rinasit dhe të vetëm nga intinerari lëvizjes të kuptohet se cilat janë veprimet, thonë punonjësit e sigurisë së bankave.

Këmbimet e cash-it dhe si kryhet transporti

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipër për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SëissZyrich duke i konvertuar në Eur ose dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondence në Austri apo Zvicer, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një trasanksion i thjeshtë këmbimi cash. Bankierët pohojnë madje se këto transaksione të këmbimit të kartmonedhave janë më të shpeshta.

Transporti bëhet me Cargo Ajrore që është shërbim që e ofrojnë kompanitë Ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdisshëm. Në të tre rastet, grabitjet janë kryer kur paratë po dërgoheshin avion, dhe probabiliteti më i lartë është që të kenë marrë paund dhe franga zvicerane. Bankierët shpjegojnë se këto monedha është edhe më e lehtë për t’i kapur edhe më vonë, se janë sasi cash të tilla që i ndjek edhe tregu informal pas Bankës.

Bankierët shpjegojnë se është e pamundur të ruhet elementi i sekretit, kur do të shkojnë paratë në Rinas, pasi linjat Ajrore nisen me orare fikse. Në të tre rastet e grabitura, kanë qenë fonde në nisje, sepse grabitësit i dinë të sakta oraret e transportit dhe me sa duket edhe faktin që shumat janë të mëdha.

Siguria në Rinas

Ngjarja e fundit pritet të krijojë probleme për standartin e sigurisë së Aeroporti, pasi u pa fare mirë se grabitësit mund të hynin lehtësisht deri në avion.

Ajo mund të rrezikojë deri edhe shërbimin High Value Cargo Transport service, duke e futur Shqipërinë në listën e pak vendeve ku ai nuk ofrohet, të tilla si Bagdati, apo Mogadisho. Marre nga Revista Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068321228027344
array(1) { ["section"]=> string(103) "si-kryehet-transferimi-i-parave-nga-bankat-jashte-vendit-eksperte-te-sigurise-sqarojne-proceduren-45125" }