Si kualifikohet Shqipëria në fazën tjetër? Ja skenarët nëse fiton me 1, 2 apo 3 gola

Publikuar tek: sport, më 08:08 19-06-2016 Si kualifikohet Shqipëria në fazën tjetër? Ja skenarët nëse fiton me 1, 2 apo 3 gola

Kombëtarja shqiptare e futbollit mund të kalojë në turin tjetër të Euro 2016 vetëm si një prej 4 të tretave më të mira në 6 grupet.

Për ta bërë një gjë të tillë, asaj i duhet jo vetëm të fitojë ndaj Rumanisë, por edhe të plotësohen skenarë të veçantë në ndeshjet e fundit të grupeve të tjera. Panorama Sport i ka publikuar disa nga skenarët që e dërgojnë kombëtaren e Shqipërisë tutje.

Shqipëria kualifikohet:

Nëse fiton me një gol diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

Rusia dhe Anglia fitojnë me 3 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

Gjermania fiton me 4 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me 1 gol diferencë

Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë , Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 4 apo më shumë gola diferencë.

Nëse fiton me dy gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

Rusia dhe Anglia fitojnë me 2 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

Gjermania fiton me 3 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 2 gola diferencë

Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë ,

Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 3 apo më shumë gola diferencë.

Nëse fiton me tre gola diferencë ndaj Rumanisë dhe plotësohen 2 apo më shumë skenarë të mëposhtëm:

Rusia dhe Anglia fitojnë me 1 apo më shumë gola diferencë përkatësisht ndaj Uellsit dhe Sllovakisë

Gjermania fiton me 2 apo më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut

Republika Çeke dhe Turqia ndahen në barazim ose Turqia fiton me jo më shumë se 3 gola diferencë

Italia mund Irlandën dhe Belgjika mund Suedinë, të dy ndeshjet ndahen në barazim, Italia mund Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me jo më shumë se 2 gola diferencë, Italia barazon me Irlandën dhe Suedia mund Belgjikën me 2 apo më shumë gola diferencë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naser Aliji do të mungoj në ndeshjen me Rumaninë
Zbulohet misteri i plakut në ndeshjen me Francën. Ja kush është ai »
Article Logic
Execution time: 0.01969313621521
array(1) { ["section"]=> string(88) "si-kualifikohet-shqiperia-ne-fazen-tjeter-ja-skenaret-nese-fiton-me-1-2-apo-3-gola-43968" }