“Si mund të anëtarësohem në LSI? A do ketë kamping LRI-ja sivjet në Jalë?” Ja përgjigjet e Metës

Publikuar tek: politike, më 16:01 19-06-2015 “Si mund të anëtarësohem në LSI? A do ketë kamping LRI-ja sivjet në Jalë?” Ja përgjigjet e Metës

Kreu i LSI i është përgjigjur sot online pyetjeve të ardhura nga përdoruesit e rrjeteve sociale, dy ditë para zgjedhjeve lokale. Duhet thënë se pyetjet që iu bënë kreut të LSI ishin mjaft interesante. Dikush pyeste se si mund të anëtarësohej në LSI dhe Meta i shpjegoi duke i thënë se mjaftonte “veç të besonte te LSI”.

"Mjafton të besosh në LSI! Nuk ka procedura komplekse për tu bërë pjesë e LSI", iu përgjigj Meta.

Dikush me mendjen te pushimet, e pyeste nëse do të kishte kamping në Jalë për LRI-në këtë vit.

“Padyshim që do të kete kamping në Jalë sikurse çdo vit, aq më tepër pas një fushate të lodhshme dhe shumë të suksesshme. Jo vetem në Jalë por edhe në vende të tjera do të ketë trajnimë sepse gjithmonë në këto trajnime ne kemi pikasur dhe nxjerrë figura të reja në politikë. Forca e LSI është rinia dhe jemi krenar për këtë”, iu përgjigj Meta.

Nëpërmjet foto galerisë do mund të njiheni edhe me disa nga pyetje-përgjigjet e tjera në ‘konferencën online” të kreut të LSI.

{gallery}pyetje{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Donald Lu: Shpresoj të shkoni të gjithë për të votuar
Rama në Kamëz: Investoni votën tuaj, do ua kthejmë 100-fish »
Article Logic
Execution time: 0.033569097518921
array(1) { ["section"]=> string(98) "si-mund-te-anetaresohem-ne-lsi-a-do-kete-kamping-lri-ja-sivjet-ne-jale-ja-pergjigjet-e-metes-14023" }