Si ndikon negativisht informaliteti në klimën e biznesit

Publikuar tek: ekonomi, më 10:41 09-06-2016 Si ndikon negativisht informaliteti në klimën e biznesit

Informaliteti është një nga pengesat kryesore për të gjitha reformat e tjera që synojnë forcimin e klimës së biznesit dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare. Por ato që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë na kanë lënë të kuptojmë që lufta ndaj informalitetit mbetet diçka veçse e shkruar në letër ose e aplikuar vetëm në raste të veçanta.

Lufta ndaj informalitetit është parakusht i rëndësishëm për një vend që synon të rrisë efiçensën dhe konkurueshmërinë e ekonomisë së vet dhe që synon të përmirësojë klimën e investimeve.

Por a mund të ketë konkurrueshmëri të drejtë sot kur shumica e bizneseve të mëdha luajnë pandershmërisht në treg duke korruptuar insitucionet shtetërore e duke përfituar favore e lehtësira prej tyre.

Konkurrenca që u bëhet bizneseve të ndershme nga ekonomia gri dhe praktikat korruptive janë identifikuar si pengesa kryesore në mjedisin e të bërit biznesit në Shqipëri

Nga muaji Shtator i vitit të kaluar, qeveria u duk se filloi një aksion të gjerë ndaj informalitetit në vend dhe kjo gje, siç e kemi ndjekur të gjithë, u pasua edhe me deklarata shumë të forta të qeverisë për ndërmarrjen e inisiativave ligjore në kuadër të aksionit.  Por a janë masat e ndërmarra nga qeveria ato të duhurat, a kanë dhënë ato rezultatet e duhura apo ndoshta këto masa janë aplikuar sa për sy e faqe e në të vërtetë nuk ekzistojnë kurrkund tjetër veçse në letër?  A janë proporcionale, kanë formën dhe përmbajtjen e duhur apo kanë si qëllim penalizimin e biznesit?

Mesa duket aksioni kundër informalitetit u zhvillua vetëm në fillimet e fushatës me masa tejet të forta duke përdorur vetëm pjesën e kamzhikut (në shprehjen e famshme carrot and stick-morrën vetëm stick dhe harruan karrotën). Kjo për arsyen se veç gjobave, mbylljeve të bizneseve, arrestimit të disa biznesmenëve, aksioni nuk u shoqërua me masa parandaluese, me trajnimin e punonjësve, me ofrimin e incentivave apo shpërblimeve të ndryshme për ato biznese apo aktivitete që ishin tërësisht të deklaruara dhe madje duheshin përgëzuar publikisht për veprimet dhe aktivitetin e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 40% e bizneseve shqiptare thonë se konkurrohen në mënyrë të pandershme nga biznese informale. Në këto rrethana është e kuptueshme që ka një nevojë të domosdoshme për krijimin e incentivave për formalizim dhe përmirësimin e administrimit fiskal si parakushte për zbatimin e penaliteteve dhe gjobave ndaj biznesit. Informaliteti i evidentuar kryesisht në formën e bizneseve të paregjistruara, evazionit fiskal dhe mosdeklarimit të punonjësve është ajo që shqetëson dhe përkeqëson mjedisin e biznesit në ditët e sotme.

Nëse hedhim një sy në praktikat e ndjekura në vendet fqinje si psh në Maqedoni do të shohim se të dhënat e tyre janë të kënaqshme. Të paktën korrupsioni në administratën tatimore të Maqedonisë nuk është raportuar si një pengesë për biznesin. Dhe kjo ndodh sepse vendet si Maqedonia aplikojnë realisht politika dhe fushata drejt formalizimit të ekonomisë e cile nuk perfshin vetëm gjoba dhe masa rrepresive, por njëkohՃsisht edhe fushtat sensibilizimi, masa lehtësuese, ulje të taksave dhe tatimit mbi të ardhurat etj.

kundër informalitetit dhe nuk i lënë të shkruara vetëm në copa letrash.

Ka ardhur koha që edhe qeveria shqiptare, si qeveri e një vendi që synon të përmbushë detyrimet që lindin nga kuadri i Marrëveshjeve me BE, duhet të bëjë një analizë të plotë të faktorëve që nxisin informalitetin duke analizuar kuadrin ligjor dhe institucional të mangësive aktuale që lënë hapësira, si p.sh. legjislacioni i punës, çështjet e pronësisë, rregjistrimi dhe liçencimi i aktiviteteve private, sistemi tatimor, etj si dhe të shohë më shumë drejt karrotës dhe më pak drejt shkopit (stick). 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022096872329712
array(1) { ["section"]=> string(62) "si-ndikon-negativisht-informaliteti-ne-klimen-e-biznesit-42937" }