“Si nuk vunë mend kurrë!”, habia e Braçes dhe denoncimi për pafuqinë e dy monopoleve: Kontrollin e makinave e pasaportave

Publikuar tek: politike, më 16:09 29-12-2015 “Si nuk vunë mend kurrë!”, habia e Braçes dhe denoncimi për pafuqinë e dy monopoleve: Kontrollin e makinave e pasaportave Erion Braçe, deputet i PS

Deputeti socialist Erion Braçe është një nga zërat kritikë të problematikave më të mprehta aktuale. Këtë herë Braçe, fokusin e çon te kontrolli i makinave dhe pasaportave përmes një analize të shkurtër ku denoncon, siç shkruan ai, pafuqinë dhe bollëkun nga fitimet e sigurta të dy monopoleve.

“Si nuk vunë mend kurrë?!”, nis deputeti analizën e tij ndërsa tregon se rradhët në koncesionarin e kontrollit teknik të automejteve, njësoj, si çdo dhjetor, janë kilometrike.

“Ndodh për vit dhe unë jam i bindur,  për shkak të presionit të radhës, pastaj edhe presionit publik, as kontroll cilësor nuk bëhet, pavarësisht se paguahet e pavarësisht se pasi del prej andej, pa vënë në diskutim se ne çgjendje ështëe makina, kamioni etj, ligjërisht figuron me makinë teknikisht në rregull.

Kish shkuar dhe ministri një dite atje, kanë njoftuar edhe se punojnë me orar të zgjatur, asgje nuk ndryshon, vit për vit!!”, shkruan Braçe.

Deputeti thotë më tej: “Kjo është pafuqia e monopolit. Nuk dua të besoj se korrupsioni me rradhën detyron këtë”.

“Në anë tjetër, vijoj të besoj se liberalizimi i këtij sherbimi, dhënia e mundesisë çdo koncesionari të autorizuar automjetesh për të kryer kontrollin teknik për mjetet e markës së tij, është zgjidhje”, propozon Braçe.

“Radhët në pikat e aplikimit për pasaporta, shtuar prej asaj paligjshmërisë trashëguar nga Berisha me afatin e pasaportës për femijë, plus fluksin e emigranteve, njësoj si çdo vit, janë disa orëshe e për disa ditë me radhë.

Ndodh për vit dhe kjo, në një tjetër koncesionar shërbimi dhe pavarësisht se përsëritet thuajse në të njëjtat javë vere apo dimri, nuk zgjidhet e nuk zgjidhet”, shkruan Braçe ndërsa konkludon:

“Kjo është siguria e fitimeve të një monopoli që as e tund ta zgjidhë këtë problem. E ka të njohur, por as që mundohet ta zgjidhë, fitimet aty i ka, të sigurta. Pse të mundohet. Mundohet qytetari, është më e lehtë kështu, ai paguan”, shkruan socialisti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « IML: Foshnja nuk ka vdekur nga i ftohti. Manjani kërkon përshpejtim të hetimeve
Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Rama: Në 25 vite zhvillimin urban e kemi bërë në formën e kryengritjes individuale »
Article Logic
Execution time: 0.024806976318359
array(1) { ["section"]=> string(122) "si-nuk-vune-mend-kurre-habia-e-braces-dhe-denoncimi-per-pafuqine-e-dy-monopoleve-kontrollin-e-makinave-e-pasaportave-28804" }