Si përgatiteshin infermieret në vitet ‘30. Djali i Irinit publikon foton e Shkollës Franceze në Tiranë

Publikuar tek: kulture-art, më 11:19 17-02-2016 Si përgatiteshin infermieret në vitet ‘30. Djali i Irinit publikon foton e Shkollës Franceze në Tiranë Irini, infermierja në rreth

Në ka një gjë që infermierët dhe mjekët e sotëm duhet të mësojnë nga shkolla e vjetër është pikërisht disiplina. Kjo është një foto e rrallë e infermierëve, bërë në Shkollën Franceze në Tiranë. E risjell këtë copëz të vyer kujtimi, restauratori Frederik Stamati. Nëna e tij Irini është mes infermiereve, së bashku me drejtoreshën e shkollës Madam Koudon.

“Në kujtim të ditës së lindjes së nënës sime, Irini.

Shkolla Franceze e Infermiereve. Foto e vitit 1930. Nëna ime është atje, ku shkruhet me shkrimin e saj: Rina. Në qendër është drejtoresha e shkollës, Madam Koudon. Më ka treguar se shkolla ishte dy vjeçare. Kishin marrë vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Mbante mend shoqet nga Fieri, Tirana, etj. Në vitin e parë mësonin për higjienën dhe përkujdesjen ndaj të sëmurëve, se si lidhëshin plagët, ushqimi, etj.

Në vitin e dytë shkonin në spital për praktikë reale. Kishin edhe një fëmijë të vogël, për të cilin kujdeseshin. E vendosnin në një krevat si shportë, e lanin, e ushqenin, etj. Ishte fëmija e një oficeri, të cilit i kishte vdekur e shoqja mbas lindjes së fëmijës...’’, sjell në kujtime Stamati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkulet tinëzisht pllakata në Mësonjëtoren e Parë të Vashave në Korçë (FOTO)
Eliza Dushku dhe Rita Ora të jashtëzakonshme, promovojnë filmin “Shok” të nominuar për Oscar »
Article Logic
Execution time: 0.023340940475464
array(1) { ["section"]=> string(106) "si-pergatiteshin-infermieret-ne-vitet-30-djali-i-irinit-publikon-foton-e-shkolles-franceze-ne-tirane-32809" }