Si Rama parandjeu “Rilindjen” dhe frika nga “macet e zeza” studiuesi publikon intervistën e rrallë të 22 viteve më parë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:08 18-04-2017 Si Rama parandjeu “Rilindjen” dhe frika nga “macet e zeza” studiuesi publikon intervistën e rrallë të 22 viteve më parë

Studiuesi i njohur Erald Kapri publikon një intervistë të rrallë të kryeministrit Edi Rama, dhënë në 26 marsin e vitit 1995 për gazetën “Koha Jonë”.

“Intelektualët ‘macet e zeza’ të çdo pushteti”, titullohet intervista ku Rama flet për rilindjen e një force rë re, votën kundër në masë dhe ato që ai i cilëson si “pseudozgjidhje”

KOMENTI i PLOTË I ERALD KAPRIT për intervistën e rrallë të 22 viteve më parë

"Frika e Edi Ramës dhe rilindja e vërtetë

Në 26 marsin e vitit 1995, Rama jep një intervistë në Koha Jonë. Mund të duket patetike, por Edi Rama ka parandjerë Rilindjen dhe fundin e saj pothuaj 22 vite më parë kur ai orvatej si një “mace e zezë” ndaj pushtetit, një artist shëtitës.

Rama nuk beson në votën pro, pra nuk beson në votën pozitive që qytetarët mund ta votojnë se ka bërë punë të mirë.

Por ama ai i beson fort votes kundër, Jo-së që mund ta rrëzojë nga pushteti. “Në Shqipëri, njerëzit nuk votojnë pro por kundër dhe votimet janë manifestime të vullnetit negativ”, shprehet Rama.

Këtë e ka shprehur 22 vite më parë si një sygjerim ndaj pushtetit. Dhe ai shprehet se pushteti do kujdeset që kjo votë të mos dëgjohet në gjithë vendin, duke paralajmëruar manipulime. Por duket se kjo është edhe frika e tij më e madhe, një votë Jo por që siç e di edhe ai vetë, ka kohë që ka nisur përgatitjet që Jo-ja të mos jehojë larg.

Rama ka bindjen se shoqëria shqiptare preferon pseudozgjidhjet por që sipas tij, do rilindë një forcë e re e cila nuk do ketë aftësinë për të zgjidhur problemet por do sjellë pseudozgjidhje.

“Dhe për dreq, historia nuk tregohet asnjëherë zemërgjerë me këtë shoqëri në zgjidhjen e problemeve përherë prezente të së tashmes. Duke qënë se një popull i tërë pranon më mirë pseudozgjidhjet sesa ballafaqimin me problemet e vërteta, patjetër që do të lindi e rilindi, sa herë të jetë nevoja, një forcë e paaftë për të zgjidhur problemet, por e mjaftueshme për të sjellë një pseudozgjidhje”, thotë Rama në intervistën e 26 marsit 1995". 

ri.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023168802261353
array(1) { ["section"]=> string(121) "si-rama-parandjeu-rilindjen-dhe-frika-nga-macet-e-zeza-studiuesi-publikon-intervisten-e-rralle-te-22-viteve-me-pare-75587" }