Si reagojnë njerëzit kur burri rreh gruan myslimane të veshur me jihab, eksperimenti social (Video)

Publikuar tek: bota, më 17:09 05-10-2015

Karim Metwaly është një aktore e re dhe regjizore amerikane shumë popullore në rrjetet sociale që e ka ngritur popullaritetin e saj nëpërmjet videove në youtube. Islami, myslimanët, racizmi janë temat e realizuara prej saj. Në kanalin AreËeFamousNoë ndiqet nga 600 mijë abonentë ndërkohë që realizimi I videove bëhet nga kamerat e fshehta.

Videoja “eksperienca e një myslimaneje që rrihet në publik” e realizuar në korrik 2015 ka marrë 2.5 milionë shikime.

Video filmohet në një kopësht publik ku Karim Metwali shihet në dy situata të ndryshme. Në të dy rastet një actor simulon një sherr më pas në mënyrë brutale qëllon shoqëruesen e vet për të testuar reagimin e njerëzve. Në rastin e parë, vajza është e veshur me xhinse dhe një tshirt të thjeshtë ndërkohë që në rastin e dytë vesh një jihab që I mbulon dhe kokën dhe trupin dhe flasin në gjuhën arabe.

Nëse në pjesën e parë brutaliteti i djalit provokon ndërhyrjen e atyre që kalojnë në rrugë, në situatën e dytë, kushdo që sheh djalin që i bërtet myslimanes nuk ndalon as ta ndihmojë. Madje, disa prej kalimtarëve nxjerrin celularët për të filmuar.

Vetëm një burrë në fund të realizimit të videos ndalon dhe I kërkon djalit që të mos qëllojë mbi vajzën. Ndryshe, ai do të thërrasë policët. Në fund të fundit, në shoqëri ka edhe njerëz që nuk janë indiferentë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023627996444702
array(1) { ["section"]=> string(102) "si-reagojne-njerezit-kur-burri-rreh-gruan-myslimane-te-veshur-me-jihab-eksperimenti-social-video-22396" }