Si refuzoi qeveria shqiptare të çonte në Francë ne 1969 motrën dhe nënën e Nënë Terezës. Zbardhet letërkëmbimi

Publikuar tek: politike, më 09:12 20-10-2015 Si refuzoi qeveria shqiptare të çonte në Francë ne 1969 motrën dhe nënën e Nënë Terezës. Zbardhet letërkëmbimi Familja e Nene Terezes, babai, nena dhe Motra (Lazer, Roza, Agatha dhe Gonxhe)

Në gushtin e vitit 1969, ministria e Punëve të Jashtme të Francës, i dërgon një letër ambasadës shqiptare në Paris. Letra, ishte me një kërkesë të veçantë: Diplomacia franceze kërkonte që për shkak të raporteve shumë të mira që qeveria franceze kishte me qeverinë shqiptare, kjo e fundit, të shihtë mundësinë që dy familjaret e afërta të Nënë Terezës, Roza Bojaxhiu (nëna) e lindur në Prizren në 1883 dhe Agatha Bojaxhiu (motra) e lindur në 1905, të shkonin në Francë nën kujdestarinë e Karitasit ndërkombëtar.

Por, ministria e Jashtme shqiptare e refuzon këtë kërkesë. Ministri Nesti Nase urdhëron ambasadën shqiptare në Paris madje të gënjejë për rastin. T’u thotë autoriteteve atje se Roza dhe Agatha nuk duan të lëvizin nga Shqipëria. Madje, Roza është e paralizuar dhe se ka gjithë ndihmën e shtetit shqiptar.

Komunikimi mes Ministrisë së Jashtme Franceze dhe Ministrisë së Jashtme shqiptare, është ekspozuar në Shqipëri në Muzeun Kombëtar, në një kënd të veçantë, pikërisht për ditën e lumturimit të Nënë Terezës.

nene tereza

Republika Franceze

Paris, 29 gusht 1969   

Ministria e Jashtme Franceze

Kërkesë

Ministria e Punëve të Jashtme i paraqet komplimentet e saj Ambasadës së Shqipërisë dhe ka nderin ta informojë për sa më poshtë:

Vëmendja e Ministrisë së Jashtme Franceze është përqendruar në rastin e dy personave në moshë, banore të Tiranës(të dhënat bashkangjitur). Këta dy persona janë përkatësisht e ëma dhe e motra e një besimtareje, Nënë Terezës, e cila ka ndërmarrë një mision social shumë të rëndësishëm në Indi. Këto dy persona dëshirojnë të vendosen në Francë për disa kohë. Qëllimi i tyre final është që të merren nën kujdestarinë e organizatës “Caritasi Ndërkombëtar” dhe të vendosen përfundimisht në Vatikan.

Të dhëna jozyrtare të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme na bënë të mendojmë se kërkesa e bërë po ashtu nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të merret në konsideratë nga Qeveria Shqiptare, për më tepër që kjo çështje është e zhveshur nga të gjitha aspektet politike, dhe shtrihet vetëm në planin bamirës.

Kjo çështje ka marrë vëmendjen personale të M. Maurice Schumann. Duke marrë parasysh marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona qeveria franceze do t’i ishte mirënjohëse qeverisë shqiptare nëse do ta shihte me vullnet të mirë këtë çështje.

Ministria e Jashtme Franceze përfiton nga ky rast për t’i shprehur Ambasadës Shqiptare konsideratat e saj të larta.

Paris, 28 gusht 1969

Aneks

Roza Bojaxhiu, lindur në Prizren më 18.IV.1883

Agatha Bojaxhiu, lindur në Shkup më 6.III. 1905

Adresa:   Rruga R. Perlat  ND 5

1 h K I  ap.4

TiranëShqipëri

Kombësia: Shqiptare

Nëna dhe motra e: Nënë Terezës, 54 a Loëer Circular Rd.

Calcutta 16 –India

teresa diana

 

MPJ Arkivi

Viti: 1970

Dosja: 270

Drejtoria IV

Tiranë, më 16.II, 1970

Lënda: Mbi kërkesën e Ministrisë së P. të Jashtme franceze lidhur me Roza e Agathia Bojaxhiun.

Ambasadës së R. P. Të Shqipërisë

Paris

Kërkesa që ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme franceze për të lejuar Roza e Agathia Bojaxhiu që të vijnë aty në fillim si vizitore e pastaj të merren në ngarkim nga organizata “Caritas Internationale” e të vendosen me banim të përhershëm në Vatikan, nuk mund të merret parasysh. Për këtë shoku Nos Qosja të marrë takim në ministri me zëvendësdrejtorin për çështje politike që ka trajtuar këtë problem dhe verbalisht, me korrektësinë e duhur t’i thotë se autoritetet kompetente shqiptare shqyrtuan kërkesën e tyre, dhe rezulton se ato nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga të sipërmet për të lënë Shqipërinë dhe ato as që mendojnë për të shkruar pranë vajzës së Rozës në Indi. Nga ana tjetër, t’i thotë shoku Nosi se Roza që aktualisht është rreth 86 vjeç ka disa kohë që qëndron e paralizuar në shtrat dhe nuk është në gjendje të lëvizë. Në fund me taktin e duhur t’i thotë se nga ana e jonë janë marrë të gjitha masat e nevojshme, ashtu si për gjithë shtetasit e tjerë të Republikës Popullore të Shqipërisë, që atyre të mos u mungojë asgjë dhe të bëjnë një jetë të mirë dhe të rehatshme.

Mbasi të bëni takimin më njoftoni reagimin e tyre lidhur me këtë çështje.

Ministri

Nesti Nase

Shqip/Kulturë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe në dasmë me muzikë popullore Xhesika Ndoja bën diferencën, gjen një mënyrë tjetër të të kërcyerit (VIDEO)
Ministrat Bushati, Tahiri, Klosi kundër Ramës: Pse të shqyrtojme shtyrjen e kongresit? Do dëgjojmë Koçon tani? »
Article Logic
Execution time: 0.11015009880066
array(1) { ["section"]=> string(115) "si-refuzoi-qeveria-shqiptare-te-conte-ne-france-ne-1969-motren-dhe-nenen-e-nene-terezes-zbardhet-leterkembimi-23528" }