Si sot 1 vit më parë, kush e vrau Ardit Gjoklajn?!!

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 07-08-2017 Si sot 1 vit më parë, kush e vrau Ardit Gjoklajn?!!

Sot, 1 vit nga ngjarja tragjike në Landfillin e Sharrës që i mori jetën 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Arditi punonte në landfillin e përpunimit të mbetjeve që më pas u kthye në landfillin e vdekjes por çfarë dhemb akoma krahas humbjes tragjike të një jete, është drejtësia ende e munguar.

Më 7 shkurt 2017 Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 2 persona të akuzuar për shkelje të rregullave në punë.

Nga hetimi sipas raportit të Prokurorisë rezultonte se përgjegjësi i turnit i kompanisë “3R” që menaxhonte përpunimin e mbeturinave, shtetasi Dëfrim Hakrama, si edhe fadromisti Edmond Kollari, nuk kanë respektuar rregulloret për mënyrën e punës, si pasojë e të cilave ka mbetur i vdekur shtetasi Gjoklaj, i cili punonte pranë kësaj kompanie.

Ardit Gjoklaj punonte në mënyrë sezonale dhe pa siguracion në landfillin e Sharrës për kompaninë “3R’ e  kontraktuar nga Bashkia e Tiranës. Në këtë kompani punonin fëmijë burra e gra pa siguracione e në kushte skllavëruese. 

Ekspertiza ligjore zbuloi se vdekja e Ardit Gjoklajt ka ardhur si pasojë e shtypjes së trupit përfshi gjoksin, gjymtyrët e sipërme dhe kokën nga një prej mjeteve të landfillit.

Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë të Ardit Gjoklajt, 17 vjeçari  ishte i veshur me uniformën e punëtorit në landfill, kominoshe ngjyrë gri dhe doreza të gomuara pune. Arditi donte të fitonte disa para për të blerë vetë librat e shkollës por kantieri çnjerëzor ia preu në mes jetën e ëndrrat.

ar.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zjarr i fuqishëm në Tepelenë, rrezikohen banesat
Gjykata e Tiranës lë në burg autorët e atentatit te “Komuna e Parisit” »
Article Logic
Execution time: 0.017154932022095
array(1) { ["section"]=> string(53) "si-sot-1-vit-me-pare-kush-e-vrau-ardit-gjoklajn-88466" }