Si sot 5 vjet më parë u vranë 4 vetë para Kryeministrisë, por demokratët merren me Rezolutën për Rugovën

Publikuar tek: politike, më 11:28 21-01-2016 Si sot 5 vjet më parë u vranë 4 vetë para Kryeministrisë, por demokratët merren me Rezolutën për Rugovën Edi Paloka

Sot është 21 janar, dita kur u vranë 5 vjet më parë, 4 protestues në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’, para Kryeministrisë kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha. Por sot, demokratët në Kuvend po merren me tjetër gjë. Ata e kanë nisur seancën parlamentare duke kërkuar miratimin e rezolutës për presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ka qenë pikërisht kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, që ka kërkuar konsensus nga maxhoranca.

 “Pikërisht për rezolutën dua të them dy fjalë, vërtet u mblodhëm në Konferencën e Kryetarëve dhe nuk arritëm në një mendim të përbashkët për ta kaluar sot. Qëllimi i kësaj resolute është përkujtimi në 10-vjetorit të presidentit Rugova. Ne e menduam me formën e një resolute, tekstin e të cilës ne e kemi paraqitur, nëse ka diskutim, ne jemi të hapur për t’i diskutuar’, tha Paloka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 96 vjet nga Kongresi i Lushnjes, dita kur u vendos për Tiranën kryeqytet të Shqipërisë
Kongresi i Lushnjes, e kujton Hashim Thaçi, por jo politikanët e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.0041019916534424
array(1) { ["section"]=> string(109) "si-sot-5-vjet-me-pare-u-vrane-4-vete-para-kryeministrise-por-demokratet-merren-me-rezoluten-per-rugoven-30585" }