Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:12 22-03-2015 Si ta bëni atë të kthehet prapë te ju?

Nëse ndjeni se lidhja juaj duhet të ketë një shans të dytë, ja çfarë mund të bëni që kjo të funksionojë! Mendoni për arsyen e ndarjes? A doni vërtet që ai të kthehet?

Është e nevojshme ta nisni me këtë. Jini e sinqertë me veten tuaj dhe përgjigjuni kësaj pyetjeje: Pse u ndatë ju të dy? Ishte faji juaj? Ishte i tiji? A ishte lidhja juaj, një lidhje e shëndetshme? Pse dëshironi që ai të kthehet? Bëhet fjalë për një dashuri të vërtetë apo ju trembeni nga ideja e të qenit vetëm?

Në fillim, injorojeni atë!

Mos u përgjigjni telefonatës së parë. Lëreni t'ju telefonojë sërish. Pastaj kur të përgjigjeni, mos jini shumë e disponueshme. I thoni që jeni e zënë dhe nuk keni mundësi të flisni gjatë.

Bëjani të ditur se ju keni bërë përpara. Mos u dukni sikur 'keni ngecur' në të kaluarën

Ai nuk duhet ta kuptojë se jeni e dëshpëruar për tu rikthyer me të. Mos u dukni sikur keni ngecur në të kaluarën. Bëjeni të besojë se jeni duke ecur përpara, me ose pa të dhe që jeni vërtet e lumtur për këtë. Kjo gjithashtu do ta bëjë të luftojë për ju.

Lëreni atë të vijë te ju

Mos i telefononi dhe mos i shkruani në mënyrë të dëshpëruar. Nuk ka përse ta dijë sa shumë i mungoni, Lëreni atë ta ndjejë mungesën dhe të vijë te ju. Nëse vërtetë ju do, do të vijë.

Dukuni bukur

Sigurohuni që dukeni më bukur se kurrë më parë. Nëse e takoni (rastësisht ose jo) duhet të dukeni tërheqëse. Mbani një dietë, frekuentoni palestrën dhe kujdesuni për gardërobën tuaj. Kushtojini më shumë vëmendje pamjes suaj dhe bëjeni atë të bjerë sërish në dashuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046406984329224
array(1) { ["section"]=> string(42) "si-ta-beni-ate-te-kthehet-prape-te-ju-6634" }