Si ta bësh dikë të bjerë në dashuri me ty. Pesë këshilla praktike (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:56 06-01-2016

Pesë këshilla më shumë se praktike, për të gjithë ju që dëshironi të gjeni dashurinë. Para saj, bëni kujdes të zbatoni me përpikmëri këto hapa:

1.Djemtë janë më shumë vizualë, vajzat më shumë emocionale, pra duhet të kujdeseni për pamjen tuaj. Dhe kjo nuk do të thotë se ju duhet të vini një ton me grim ose të jeni e shtirura por duhet të kujdeseni për shëndetin, peshën tuaj, të kujdeseni për higjenën tuaj. Të kujdeseni që të visheni mirë dhe të keni stilin tuaj. Të shkoni në palestër dhe të hani shëndetshëm.

Dhe ju do thoni se pse ka të bëjë kaq shumë pamja me dashurinë, epo për një djalë që ka shumë opsione ‘’Po’’. Njësoj si për ju, personaliteti i një djali ka shumë rëndësi, ju preferoni një djalë që ka humor dhe është eksplorues, që del, që është i fortë dhe që ka komandën mbi jetën e tij…ashtu edhe për ta. Pra djemtë i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes, vajzat më shumë personalitetit.

2.Bëhuni e ëmbël. Shumë djem e pëlqejnë shumë ëmbëlsinë. Kujdesin dhe besnikërinë me atë që doni të bini në dashuri. Bëhu e dashur me djalin, mos u bëj ‘’Shtrigë’’…Mos u bëj shumë e bezdisur me të, ata e urrejnë këtë gjë. Për djemtë funksionon kështu: ata e duan lidhjen, intimitetin me një vajzë, po jo me tepri. Ne njëkohësisht jemi edhe të pavarur. Ne duam të jemi aty për të bërë edhe gjërat që duam dhe nuk duam të ndjehemi sikur jemi të kapur.

Çdo djalë do ta ketë pavarësinë e tij, pra ti nuk duhet kurrë ‘’ta shtrëngosh’’ më tepër se ç’duhet. Pra luaj pak më lirshëm dhe bëj gjërat e tua në jetë që nuk kanë lidhje vetëm me këtë djalë, apo gjëra vetëm rreth tij.

E vetmja mënyrë si ta arrish atë djalë, është të mos e dëshirosh aq shumë për ta arritur, sepse do jetë djali që do ju ndjekë juve se që nga fillimi ai ka patur rolin e ‘’ndjekësit’’. Po u bë shumë e qartë që në fillim, ai sensi i ‘’lojës’’ humbet, duke humbur krejt çështjen.

Mos qëndroni duke pritur djalin, por bëni punët tuaja, dilni me miq dhe djali do t’i shohë këto që ju bëni dhe mënyrën si silleni dhe si komunikoni dhe sa doni atë ta shihni. Pra nëse dilni e merreni me gjërat tuaja i tregoni se nuk jeni kaq e dëshpëruar për ta patur këtë djalë në jetën tuaj. Ai do ju ndjekë pak juve dhe kjo është idealja.

Pra mbajeni këtë në mendjen tuaj: bëni gjithçka që jeta juaj të jetë interesante, bëni miq dhe aktivitetet e përditshme, kjo është shumë tërheqëse për djalin që kërkoni të bëni për veten.

Ashtu si vajzat kërkojnë djem që të jenë të pavarur dhe të bëjnë gjëra të tyre, ashtu edhe djemtë kërkojnë që vajzat të bëjnë punët e tyre, të pavarura. Askush nuk e do dikë që ulet në shtëpi gjithë ditën, që është i mërzitshëm dhe nuk ka një jetë të vetën. Njerëzit dashurohen pas atyre që projektojnë një të ardhme për jetën e tyre.

3. Seksi i paparë. Djemtë mendojnë për seksin dhe ata s’mund të jenë në një marrëdhënie pa e marrë të tillë kënaqësi. Pra sigurohu që e di se si mund t’i ofrosh dhe të marrësh prej tij kënqësinë maksimale. Lexo, studio, praktikohu!

Por marrëdhënia seksuale duhet të shkojë në një nivel shumë të lartë. Zakonisht çiftet kanë një marrëdhënie seksuale të mërzitshme, rutinore dhe nuk eksplorojnë seksualitetin e tyre dhe marrëdhënia në tërësi bëhet e ngurtë.

Nëse bëni seks normal për disa muaj me radhë, atëherë marrëdhënia në çift bëhet e mërzitshme. Mësoni teknika të ndryshme, bëhuni aventurier, bëni seks në vende të ndryshme dhe tregohuni seksualisht pak agresive me të dashurin tuaj dhe sepse ai me siguri e pëlqen këtë gjë.

Ndonjëherë vajza është e nënshtruar dhe pret gjithçka që ta bëjë djali, por ndonjëherë djemtë çmenden fare kur vajza është iniciatorja dhe atyre u duket diçka e rrallë, unike, pas të cilës tërhiqen.

4. Para se të bjerë në dashuri me ty, duhet që t'i dukesh tërheqëse, pastaj mendo për dashurinë dhe lëre që gjithçka të ndodhë natyrshëm…

5. Ku ta gjesh një djalë që të të dojë? Dil jashtë dhe socializohu. Bëj miq të rinj. Shko në bare, pub-e. Bëhu më shumë perceptuese dhe kapëse sinjalesh që të vijnë nga djemtë. Madje afrohu me ta. Gjithçka niset nga këtu.../Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Demokrat që i vogël. Zbuloni se kush është 5-vjeçari në foto që tashmë është bërë i famshëm
Çfarë e frymëzon Sali Berishën, jep një mesazh krah bashkëshortes Liri Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.0044701099395752
array(1) { ["section"]=> string(76) "si-ta-besh-dike-te-bjere-ne-dashuri-me-ty-pese-keshilla-praktike-video-29274" }