Si ta shpëtoni telefonin nëse ju bie në ujë

Publikuar tek: bota, më 16:20 05-07-2016 Si ta shpëtoni telefonin nëse ju bie në ujë

Një pjesë e madhe e telefonave që bien në ujë, det, pishinë apo në vende të tjera mund të riparohen.

Në vende të ndryshme të botës, në serviset e telefonave mund ta lini smartfonin brenda një pajisje të veçantë e cila avullon dhe thith lagështirën, por jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Disa faqe në internet rekomandojnë vendosjen e telefonit brenda një tasi me oriz, për aftësinë që ka orizi në thithjen e lagështisë.

Megjithatë sipas kompanisë “Gazelle” ekziston edhe një metodë më efikase. Ajo që mund të përdoret në vend të orizit është një rërë silice e fortë (xhel silice), që gjendet në dyqanet e kafshëve, pasi shërben si rërë për nevojat e maceve. Aftësia e rërës së silicës për të thithur lëngjet dhe lagështinë është tepër e madhe. Teknikët sugjerojnë që telefoni duhet të mbulohet me këtë rërë për të paktën dy ditë. Nëse nuk “ringjallet” brenda kësaj kohe, atëherë dëmi është i pariparueshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031934976577759
array(1) { ["section"]=> string(49) "si-ta-shpetoni-telefonin-nese-ju-bie-ne-uje-45601" }