Si të arrijmë NXIRJEN PERFEKTE në plazh, Blerina ‘zbraz thesin’ dhe na tregon të gjitha SEKRETET e ngjyrës së bukur

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:11 02-06-2018 Si të arrijmë NXIRJEN PERFEKTE në plazh, Blerina ‘zbraz thesin’ dhe na tregon të gjitha SEKRETET e ngjyrës së bukur

Blogu i Blerinës për newsbomb.al

Tani që jemi zyrtarisht në kohën e plazhit, të gjitha ne kemi një merak të madh. Ngjyrën e kadifenjtë që na e bën trupin të duket më i bukur, dhe më i tonifikuar. Ndryshe kjo mes nesh quhet “nxirje perfekte”. Dhe është vërtetë kështu, që të realizojmë një ngjyrë të bukur dhe që ka kohëzgjatjen e dëshiruar duhet të ndjekim disa hapa të thjeshtë në dukje, por që herë pas here edhe i harrojmë sepse deti dhe dielli na “rrëmbjenë”në relaksin që ofrojnë. Mbi të gjitha ajo që duhet të ndaj sot në këtë shkrim me ju, është se i gjithe sekreti i një nxierje sic e ëndërrojmë është të tregojmë durim. Të mos pretendojmë që në dy-tri daljet e para në diell ne do të marim ngjyrë, dhe mbi të gjitha  që ajo do të na qëndrojë gjatë në trup.

Rregullat kryesore të nxirjes janë: e para duhet të ekspozohemi në diell vetëm gjatë orëve kur rrezet nuk janë shumë të forta dhe nuk paraqesin asnjë problematikë për shendetin tonë të lëkurës  dhe  e dyta ta ruajmë atë, pra lëkurën  të hidratuar dhe të ushqyer. Të dyja  këto, që nga ideja se do ta marim ngjyrën dhe të nxirën  me hapa të vegjël, tek mbrojtja e më pas ruajtja e nivelit të hidratimit përbëjnë celsin e suksesit dhe le ta themi, arritjen e objektivit siç duhet.                            

Disa sekrete për ngjyrën e bukur                 

 Te kryejme scrub 3-4 dite përpara se të ekpsozohemi në diellin e parë, është një këshillë shumë e vlefshme. Duke kryer procesin e eksfolimit me anë te skrapit, ne kemi larguar qelizat e vdekura nga lëkura jonë dhe kemi aktivizuar qeliza të reja dhe të pastra. Do të jenë pikërisht këto që do të na ndihmojmë jo vetëm të marrim ngjyrë të bukur sic dëshirojmë por edhe ta ruajmë gjatë atë.     

Ripërsëriteni aplikimin e kremit të diellit cdo 120 -150 minuta. Kjo duhet të na vlejë si rutinë, jo vetëm kur ka diell por edhe ato ditët që na duket sikur dielli është fshehur tek retë. Dhe vecc kësaj është shumë e rëndëishme që të ndërrojmë ccdo 20-30 minuta mënyrën tonë të qendrimit ne diell. Duhet që pas këtij minutazhi të kthejmë nga dielli një pjesë të cilin ai nuk e ka prekur thuajse fare në këtë kohëqëndrim.                   

Jo parfumeve, antidjersave me esenca parfumi gjate kohës kur do të merni rreze dielli.      

 Është shumë e rëndëishme që gjatë kohës që jemi në plazh, të mos ngatërrojmë me njëra-tjetrën formulën kimike të produkteve të lartëpërmendura me atë të kremit të diellit. Nëse ne i kemi te dyja këto në lëkurë ato do te bashkohen me njëra -tjetrën duke humbur vlerat e kremit mbrojtës.                                    

Kujdes me larjet ne det            

 Duhet të dimë gjithmonë dhe shumë mirë faktin që kur jemi në det, nuk jemi të mbrojtur nga dielli, edhe pse ka produkte për kujdesin e lëkurës që lexojnë kundraujit. Kështu që duhet ta llogarisim shumë mirë kohën që kalojmë duke u larë që të mos kalojë minutazhin që i kemi përcaktuar vetvetes të qëndrojmë në diell.                 

 Pini sa më shumë ujë                   

Që të mbajmë sa më të hidratur organizmin tonë dhe te gjithë strukturën qelizore duhen të pini sa shumë ujë. Kjo na ndihmon të shtojmë edhe hidratimin e përgjithshëm të lëkurës e cila favorizon nxirje më të mirë edhe më të shpejtë. 

Bëni banjë më ujë të vakët           

Kur kthehemi në dhomën e pushimit është mirë të kryejmë gjithmonë nje dush. Temperatura duhet të jetë e vakët, madje për atë që nuk e kanë problem edhe e freskët. Nëse përdorim ujë të ngrohtë për shplarje do të favorizojmë procesion e deskuamimit ( rënies së lirë të qelizave, të cilat në këtë rast po na mbajnë ngjyrën e fituar)   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054949045181274
array(1) { ["section"]=> string(119) "si-te-arrijme-nxirjen-perfekte-ne-plazh-blerina-zbraz-thesin-dhe-na-tregon-te-gjitha-sekretet-e-ngjyres-se-bukur-122956" }