Si të ndërtojmë marrëdhënien me publikun tonë, del libri që tregon çdo "të fshehtë"

Publikuar tek: kulture-art, më 12:24 20-04-2017 Si të ndërtojmë marrëdhënien me publikun tonë, del libri që tregon çdo \"Marrëdhëniet me Publikun\" nga Alban Tartari

Alban Tartari, pedagog në Departamentin e Gazetarisë, në Universitetin e Tiranës dhe njëkohësisht drejtuesi i marrëdhënieve me publikun, fushë në të cilën ka punuar për vite me radhë, ka sjellë një botim në  fushën e MP në Shqipëri.

Meqenëse marrëdhëniet me publikun janë një fushë e cila po ndryshon dita ditës dhe po kthehet në një domosdoshmëri, ky libër ju vlen shumë pavarësisht profesionit.

Libri vjen si një domosdoshmëri në studimet universitare dhe pas-universitare në shkencat e komunikimit, por edhe si një punim shkencor dhe udhëzues praktik lidhur me marrëdhëniet publike.

Ky punim vjen nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen shkencore të akademikut Prof.Dr. Artan Fuga dhe pedagogut të gazetarisë Prof. As. Dr. Mark Marku (recesentë).

Libri nis me trajtimin e aspekteve historike dhe teorike të marrëdhënieve publike, duke sjellë modelet ndërkombëtare dhe zhvillimin e kësaj fushe në 100 vitet e fundit duke nisur me studiuesin e parë Edëard Bernays, deri në ditët e sotme.

Më tej janë analizuar institucionet shqiptare dhe korporatat për mënyrën se si i kanë ndërtuar marrëdhëniet publike dhe si këto struktura komunikojnë me publikët.

-Si janë të ndërtuara fushatat e MP?

-Cilat janë nënkategoritë profesionale të kësaj fushe?

-Cilat janë mjetet që përdoren?

Profesionistë të njohur në Shqipëri të fushës së gazetarisë dhe asaj të MP janë intervistuar duke sjellë kështu eksperiencat dhe këndvështrimet e tyre lidhur me zhvillimin dhe ndryshimin e kësaj fushë ne 27 vitet e fundit.

Libri trajton teknikat e reja të MP veçanërisht përmes mediave të reja në rrjet si dhe trajtohen edhe ato që quhen “marrëdhënie publike personale”, që thuajse të gjithë përdoruesit e mediave sociale shpesh gabojnë në komunikimet e ndërtuara në llogaritë e tyre.

Marrëdhënia e komplikuar e MP me fushën e marketingut, trajtohet në detaje nga ana teorike dhe praktike duke qartësuar atë që edhe vetë profesionistët mund ta ngatërrojnë, ‘çfarë është MP dhe çfarë reklama?’

Gjithashtu, libri trajton edhe marrëdhënien e MP me gazetarinë.

Në këtë këndvështrim, një kapitull i veçantë i është dhënë etikës në fushën e MP, politikave rregulluese që mundësojnë mbarëvajtjen e punës në këtë fushë, dhe pengimin e rënies në propagandë apo në reklamë.

Libri sjell edhe një fjalorth të termave më të përdorur në fushën e MP si dhe përmban artikuj sugjerues për libra dhe filma lidhur me këtë fushë.

Në përmbyllje janë dhënë të plota edhe intervistat e profesionistëve të gazetarisë dhe marrëdhënieve publike. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Olen Cesari ngre në këmbë 'Pallatin e Kongreseve', Veliaj i “kthen shpinën” Ajolës dhe kërcen me një person të veçantë (FOTO DHE VIDEO)
Fati përrallor dhe fundi tragjik i shqiptares Anna Bolena, ish-mbretëreshës së Anglisë, paraardhëse së Mbretëreshës Elizabet »
Article Logic
Execution time: 0.015558958053589
array(1) { ["section"]=> string(86) "si-te-ndertojme-marredhenien-me-publikun-tone-del-libri-qe-tregon-cdo-te-fshehte-75808" }