Si u arratis i riu nga dritarja e katit të dytë në Komisariatin e Pukës? (DETAJET)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 10-09-2017 Si u arratis i riu nga dritarja e katit të dytë në Komisariatin e Pukës? (DETAJET)

Emirjon Nikja, 21 vjeç u arratis  nga dritarja e katit të dyrtë të komisariatit të Pukës.

Ndërsa, përgatitej dokumentacioni për transferinin e tij në Komisariatin e Policisë Shkodër, i arrestuari, banues në lagjen “Don Bosko”, në Tiranë, ka mundur të heqë hekurat e dritares dhe është hedhur nga kati i dytë.  

Në momentin që 21-vjeçari është hedhur nga dritarja, inspektorët ishin duke përgatitur makinën me të cilën ai do të transferohej, por askush nuk e ka vënë re, shkruan Panorama.

I riu u srrestua pasi në datën 24 gusht 2017, shtetasi me iniciale, M.N, banues në Vaun e Dejës, kishte bërë kallzim në Komisariatin e Pukës. Ky i fundit kishte deklaruar se në fshatin Gomsiqe të Pukës, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij, kishte ndaluar për të marrë në rrugë një person, të cilin nuk e njihte për ta ndihmuar për ecjen në këmbë. Por, gjatë rrugës i riu i kishte marrë me forcë potofolin, në të cilin kishte dokumenta, 250 euro dhe 1500 lekë.

Për kapjen e tij janë vënë në punë gjashtë grupe nga FNSH si dhe forca të shumta nga Policia Shkodër. Megjithatë, ende nuk është rënë në gjurmët e të riut. 

Article Logic
Execution time: 0.019692182540894
array(1) { ["section"]=> string(85) "si-u-arratis-i-riu-nga-dritarja-e-katit-te-dyte-ne-komisariatin-e-pukes-detajet-91807" }