Si u krijua Himni i Kosovës

Publikuar tek: kulture-art, më 12:01 17-02-2015 Si u krijua Himni i Kosovës

Sot më 17 shkurt në ditën e Pavarësisë së Kosovës, po sjellim historikun e krijimit të "Himnit shtetëror" të Kosovës, paraqitur nga studiuesi Vasil S.Tole.

Më 12 Mars 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës vendosi të hapë një konkurs publik për përzgjedhjen e himnit shtetëror të Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore të “Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Vendosja e simboleve shumë etnike për Republikën e Kosovës, ishte paraparë qysh në dokumentin e quajtur “Propozimi gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”, i datës 2 shkurt 2007, ose siç njihet ndryshme “Pakoja e Ahtisarit”. Rezultat i konkursit të organizuar ishte përzgjedhja e krijimit “Evropa”, si himni zyrtar shtetëror i Republikës së Kosovës i kompozuar nga Mendi Mengjiqi. Himni është pa tekst, i krijuar në formatin instrumental simfonik.

Himni u realizua në 11 Qershor 2008 dhe u përzgjodh me votim nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 72 vota për dhe 5 kundër. “Himni shtetëror” i Republikës së Kosovës është një ndër himnet më të reja në botë, krahas himnit të shtetit të Sudanit të Jugut, i cili u kompozua në vitin 2010. Himni shteteror i Kosovës, gjithësesi mbetet një simbol shtetëror.

Ai nuk ka zëvendësuar simbolin e “Himnit kombëtar” në jetën e shqiptarëve në Kosovë.

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një ditë në “Giffoni Film Festival”, kushtuar Atjon Zhitit
Besnik Mustafaj: Lidhja e shkrimtarëve, një lloj vathe që kontrollohej nga Partia »
Article Logic
Execution time: 0.017920970916748
array(1) { ["section"]=> string(32) "si-u-krijua-himni-i-kosoves-3605" }