Siguria në transport e vlerave monetare, Banka e Shqipërisë miratoi rregulloren e re pak para vjedhjes në Rinas

Publikuar tek: ekonomi, më 13:57 07-07-2016 Siguria në transport e vlerave monetare, Banka e Shqipërisë miratoi rregulloren e re pak para vjedhjes në Rinas

Banka e Shqipërisë rishikoi rregulloren për sigurinë dhe transportin e vlerave monetare nga Bankat vetëm një muaj para se të ndodhte vjedhja në ambientet e Aeroportit të Rinasit.

Kjo rregullore e cila tashmë është në fuqi përcakton kërkesat minimale për sigurinë në ambientet në të cilat ushtrohen veprimtaritë bankare si dhe për transportin e vlerave monetare, me qëllim zhvillimin normal dhe në mënyrë të sigurt të këtyre veprimtarive.

Subjekte të kësaj rregulloreje janë bankat, degët e bankave të huaja, zyrat e këmbimit valutor dhe subjektet financiare jobanka, që kryejnë veprimtari financiare me sportel dhe/ose me agjentë.

Rregullorja e re lejon bankat në vlerësimin e tyre të marrin edhe masa për sigurimin e jashtëm të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, gjatë  dhe pas orarit të punës, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar. Edhe në këtë rast, masat e sigurimit kryhen me punonjës të certifikuar sipas ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Rregullorja e re nuk është se ka ndryshuar thelbësisht kërkesat për transportin e vlerave monetare.

“Bankat marrin masat e nevojshme për transportimin në mënyrë të sigurt të vlerave monetare. Transporti i vlerave monetare realizohet në përputhje me kërkesat e parashikuara në ligjin nr. 75/2014, datë 10.07.2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, si edhe të akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tij. Transporti i vlerave monetare realizohet me punonjës shërbimi të SHPSF-së, me licencë të kategorisë “I.3.B”” përcaktohen në rregulloren e re të bankës, shkruan Monitor.

Ja rregullorja e plotë:

KËRKESAT MINIMALE PËR SIGURINË DHE TRANSPORTIN E VLERAVE MONETARE NË BANKA

Neni 5

Procedura dhe struktura për sigurinë

1-Banka harton dhe miraton procedura për sigurinë e punonjësve, klientëve, vlerave monetare dhe aktiveve të saj.

Banka ka në strukturën e saj organizative një njësi të veçantë për sigurinë, e cila ka për detyrë:

  1. a) planifikimin, hartimin, koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e procedurave dhe masave për sigurinë;
  2. b) implementimin e akteve ligjore dhe nënligjore të fushës së sigurisë, në aktet rregullative të bankës degës së bankës së huaj;
  3. c) koordinimin me agjencitë ligjzbatuese apo institucione të tjera, për çështje të sigurisë dhe emergjencave civile.
  4. Në çdo degë dhe agjenci të bankës caktohet një punonjës, i cili krahas detyrave të tij, është përgjegjës edhe për zbatimin e procedurave dhe masave për sigurinë.
  5. Banka rishikon në mënyrë periodike dhe përditëson procedurat dhe masat për sigurinë.

Neni 6

Kërkesa të përgjithshme për sigurinë në ambientet e bankës

  1. Banka ushtron veprimtaritë në ambiente, të cilat plotësojnë minimalisht kërkesat e mëposhtme:
  2. a) kanë hapësirat e nevojshme dhe kushte të përshtatshme për mirëmbajtjen e dokumentacionit, si dhe të vlerave monetare;
  3. b) kanë miratimin nga shërbimet e MZSH-ve përkatëse për masat e marra ndaj zjarrit;
  4. c) janë të arritshme nga njësitë e specializuara të sigurisë dhe transportit të vlerave monetare;
  5. d) kanë qartësisht të ndara:
  6. zonën e pritjes së klientit,
  7. zonën e arkëtarëve,

iii. zonën e ruajtjes së vlerave monetare fizike,

  1. zonën ku vendosen sistemet e teknologjisë dhe informacionit;
  2. e) janë të pajisura me një burim të dytë dhe të vazhdueshëm të energjisë elektrike.
  1. Banka lidh kontratën e sigurimit të vlerave monetare fizike me shoqërinë e sigurimit të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Banka njofton strukturat përkatëse të Policisë Vendore për adresën ku do të hapet apo transferohet dega dhe/ose agjencia e saj.

  1. Banka lidh kontratë me SHPSF-të për:
  2. marrjen dhe verifikimin e sinjalit të alarmit (Licencë e nënkategorisë “I.3.A”);
  3. sigurimin e jashtëm dhe/ose të brendshëm (Licencë e nënkategorisë “I.3.A”);

iii. transportin e vlerave monetare (Licencë e nënkategorisë “I.3.B”).

Kontratat sipas pikës 4 të këtij neni duhet të kenë të specifikuar bankën, degën apo agjencinë, për të cilën lidhet kjo kontratë.

Neni 7

Kërkesa për zonën e arkëtarëve

  1. Zona e arkëtarëve duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme për sigurinë:
  2. a) të jetë e vendosur në një ambient të veçantë dhe të ndarë nga zonat e tjera nëpërmjet “Sportelit”;
  3. b) të jetë e monitoruar me telekamera për secilin vend pune të arkëtarëve;
  4. c) të ketë butona ose pedana alarmi në secilin vend pune të arkëtarëve;
  5. d) të ketë minikasaforta ose sirtarë të posaçëm për mbajtjen e vlerave monetare fizike.

Neni 8

Kërkesa për zonën e ruajtjes dhe administrimit të vlerave monetare

  1. Zona e ruajtjes dhe administrimit të vlerave monetare duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme për sigurinë:
  2. a) të jetë në një vend të sigurt, plotësisht të ndarë nga zonat e tjera;
  3. b) të kenë procedura të miratuara për lëvizjet në këtë zonë;
  4. c) të ketë mbrojtje elektronike me:
  5. sensorë sizmikë;
  6. sensorë lëvizjeje;

iii. sensorë tymi.

  1. d) të ketë sistem monitorimi me telekamera për:
  2. hyrjen për në këtë zonë,
  3. ambientin e brendshëm.

Neni 9

Kërkesa për zonën ku vendosen sistemet e teknologjisë së informacionit

1.Sistemet e teknologjisë dhe të informacionit vendosen në një zonë të veçantë dhe në brendësi të ambienteve të bankës.

  1. Zona ku vendosen sistemet e teknologjisë dhe të informacionit duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme për sigurinë:
  2. a) të jetë një zonë plotësisht e ndarë nga zonat e tjera;
  3. b) të kenë procedura të miratuara për lëvizjet në këtë zonë;
  4. c) të ketë mbrojtje elektronike me:
  5. sensorë lëvizjeje,
  6. sensorë tymi,
  7. d) të ketë sistem monitorimi me telekamera për:
  8. hyrjen për në këtë zonë,
  9. ambientin e brendshëm të saj.

Neni 10

Kërkesat për mbrojtjen me anë të sistemeve elektronike

  1. Banka merr masa për mbrojtjen me anë të sistemeve elektronike të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
  2. Banka për sigurinë e ambienteve me anë të sistemeve elektronike, përveç përcaktimeve të neneve 7, 8 dhe 9, plotëson edhe kërkesat e mëposhtme:
  3. a) ka telekamera, të cilat filmojnë në mënyrë të pandërprerë:
  4. sipërfaqet e jashtme të fasadës në hyrjen për në ambientin e brendshëm;
  5. zonën e qëndrimit të konsumatorëve; iii. sportelin;
  1. veprimet në ATM;
  2. rrugëkalimet dhe ambientet brenda bankës, ku kryhen procedurat e marrjes dhe dorëzimit të vlerave monetare.
  3. b) kanë pajisje të veçantë dixhitale për regjistrimin e pamjeve, e cila:
  4. vendoset në një ambient të sigurt, duke përjashtuar zonën e ruajtjes së vlerave monetare fizike;
  5. kohën e ruajtjes së regjistrimeve e ka jo më pak se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë.
  6. c) kanë monitorim të zonave të bankës, në rastet kur nuk ka pamje të drejtpërdrejtë të tyre, në zyrën e:
  1. drejtuesit të degës/agjencisë; ose
  2. përgjegjësit për sigurinë.
  3. d) kanë mbrojtje elektronike me:
  4. sensorë lëvizjeje;
  5. sensorë tymi; iii. sensorë të lagështirës;
  1. butona alarmi të montuar në zyrën e drejtuesit/përgjegjësit për sigurinë, të degës apo agjencisë;
  2. sirenë alarmi e brendshme ose e jashtme.
  3. e) sisteme për transmetimin e sinjalit të alarmit, të paktën në një nga qendrat e kontrollit në:
  4. strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit;
  5. SHPSF-së me të cilën ka kontratë;

iii. njësinë e sigurisë të vetë bankës.

  1. implementimi, përpunimi, administrimi dhe ruajtja e të dhënave të përfituara nga sistemet e mbrojtjes elektronike, bëhet në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
  1. Procedurat për implementimin, administrimin dhe funksionimin e sistemeve të sigurisë, ndiqen në vijimësi nga njësia për sigurinë në Bankë, përcaktuar në nenin 5, pika 2 të kësaj rregulloreje.

Neni 11

Kërkesat për mbrojtjen me personel sigurie

  1. Bankat marrin masa për sigurimin e brendshëm gjatë orarit të punës, të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre me punonjës të certifikuar sipas ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.
  1. Përjashtohen nga parashikimet e pikës 1 të këtij neni agjencitë bankare, marrja e masave për të cilat vlerësohet nga vetë banka, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar.
  1. Bankat në vlerësimin e tyre, mund të marrin edhe masa për sigurimin e jashtëm të ambienteve në të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre, gjatë dhe pas orarit të punës, në varësi të nivelit të rrezikut të perceptuar. Edhe në këtë rast, masat e sigurimit kryhen me punonjës të certifikuar sipas ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”.

Neni 12

Kërkesat për transportin e vlerave monetare

Bankat marrin masat e nevojshme për transportimin në mënyrë të sigurt të vlerave monetare.

  1. Transporti i vlerave monetare realizohet në përputhje me kërkesat e parashikuara në ligjin nr. 75/2014, datë 10.07.2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, si edhe të akteve nënligjore të miratuara në zbatim të tij.
  1. Transporti i vlerave monetare realizohet me punonjës shërbimi të SHPSF-së, me licencë të kategorisë “I.3.B”/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024915933609009
array(1) { ["section"]=> string(116) "siguria-ne-transport-e-vlerave-monetare-banka-e-shqiperise-miratoi-rregulloren-e-re-pak-para-vjedhjes-ne-rinas-45837" }